PD: Nuk ka para për investime, 52
miliardë lekë i morën miqtë e Ramës 

PD: Nuk ka para për investime, 52<br />miliardë lekë i morën miqtë e Ramës 
Partia Demokratike ka vazhduar të akuzojë sërish Ramën ditën e sotme, ku sipas tyre mban pushtetin me paratë e krimit dhe korrupsionit.

Sipas deputetes të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, miqtë e Ramës vazhdojnë të jenë përfituesit kryesorë të buxhetit të shtetit.

Tabaku ka deklaruar se miqtë e Ramës sipas saj, morën rreth 52 miliardë lekë, dhe prandaj nuk ka para për investime për fermerët.
 
Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku
E vetmja shpresë e Edi Ramës për të mbajtur pushtetin, janë paratë e krimit dhe korrupsionit. Kjo duket qartë në realitetin që po kalon vendi sot.  Ashtu si hashashi këtë vit është thelluar dhe korrupsioni. Miqtë e Ramës vazhdojnë të jenë përfituesit kryesorë të buxhetit të shtetit.

Vetëm gjatë vitit 2016, nga janari deri në shtator 14 kompani me lidhje miqësore, politike dhe klienteliste me Edi Ramën kanë përfituar  407 kontrata me vlerë  rreth 52 miliard lekë.  Ky rekord për 9 muajt e parë të vitit, ka arritur vlerën që kishte vjet gjatë gjithë vitit.

Nga 2013 e deri më sot 14 kompani me lidhje me Edi Ramen, kanë përfituar 1208 kontrata me vlerë  totale 135 miliard e 368 milionë lekë. Çdo tender, çdo konçesion jepet vetëm për miqtë. Nuk ka më grante për fermerët, nuk ka më ndihmë sociale, nuk ka më shkolla e rrugë e as mbështetje për punësimin. Vetëm tendera për miqtë e fasada.
Me këto para mund  të paguheshin në një vit 55 mijë të papunë. Me këto para mund të paguhej në një vit 200 mijë familje në ndihmë ekonomike. Por, Edi Rama ka vendosur që këto para t’ua japë miqve dhe klientëve të tij.

Çdo ditë ankohet para fermerëve se nuk ka para për t’u dhënë subvencione të cilat vetë ua premtoi kur u mori votën.

Çdo ditë ankohet se nuk bën dot investime, se nuk ul dot taksat, por siç duket për miqtë e oligarkët pranë pushtetit e ka gjetur mënyrën.

Prioriteti i Edi Ramës nuk janë investimet, nuk janë të papunët, nuk janë të sëmurët, nuk janë të pamundurit, nuk janë fermerët.

Prioritet i Ramës është sigurimi i parave për vete, miqtë dhe klientët e tij. Edi Rama shpreson se me paratë e siguruara nga korrupsioni dhe krimi të blejë vota dhe të sigurojë pushtete. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.​

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social