TIRANË-Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po rimkëmbë vetëm zyrtarët e saj me tendera korruptiv ndërsa qytetarët po vuajnë çmimin e rritur të energjisë, mungesën e trajtimit të ankesave të tyret.
Partia Demokratike, nëpërmjet koordinatores për Mardhënjet me Publikun, Grida Duma ka dalë sot pasdite në një deklaratë për mediat ku u shpreh se "një litër naftë e blen 4800 lekë, dy gjeneratorë që kushtojnë 79 milionë lekë, i blen 220 milionë lekë. Rimëkëmbja ka ndodhur vetëm për drejtuesit e qeveritarët të cilët janë zhytur në tendera korruptive, pasi qytetarët e vendit në të kundërt po vuajnë çmimin e rritur të energjisë, mungesën e trajtimit të ankesave të tyre, errësirën në të ftohtë dhe shpesh qelinë e burgut".
"Nuk mund të mbulohen problemet me energjinë në vend me abuzimin në kurriz të qytetarëve. Dhjetra mijë qytetarë që janë mbifaturuar, janë goditur në qindarkat e tyre të fundit nga faturat skandaloze të OSHEE, nuk morën sot asnjë përgjigje. Edi Rama vazhdon të flasë për plane e investime, por nuk thotë asnjë fjalë për 600 milionë euro, që iu falën kompanisë CEZ, detyrime të njohura, të cilat do të mjaftonin 2 herë për të rinovuar sistemin e shërbimin ndaj qytetarëve. Ky është rrënim energjetik për vendin e taksat e shqiptarëve", tha Duma. /ATSH/