Bojkoti i deputetëve demokratë ka krijuar problematika nëpër komisionet parlamentare, konkretisht Komisioni i Ekonomisë ka shtyre sot punimet e saj, për shkak të mungesës së Kourumit.
Ka qenë kryetari i komisionit Erion Braçe, i cili ka akuzuar opozitën për bllokim të punës në komisione. Sipas tij, deputetët e mazhorancës, janë të detyruar të shtyjnë mbledhjen disa herë duke lënë pezull diskutimin e projektligjeve.
Nuk dihet ende sesa do të vijojë ky bojkot i opozitës, kur ajo u kushtëzua pas refuzimit nga Kuvendi të ngritjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për drogën në të gjithë territorin e vendit.
Vendimi për mos krijimin e Komisionit u mor javën e kaluar në Konferencën e Kryetareve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com