PD organizon militantët për të protestuar në emër të studentëve /FOTOT

PD organizon militantët për të protestuar në emër të studentëve /FOTOT

PD dhe LSI po organizojnë disa militantë të tyre në disa fakultete, për ta shitur pastaj si protestë studentore. Edhe pse Pakti per Universitetin po zbatohet, opozita po bën çmos që të krijojë idenë se ky pakt nuk po zbatohet, duke thirrur një protestë nesër.

Por, si qëndron e vërteta e atyre që janë organizatorët e protestës së nesërme dhe cilat janë lidhjet e tyre me PD-në?

Një nder ta është Dorian Beqiri, anëtar i Keshilli Studentor ne FSHN dhe anëtar i PD-së. Pra, totalisht kundër rregullores së universitetit, siç shihet në piken 2 të Statutit të Këshillit Studentor – ku specifikohet se Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë . Nderkohe, siç shihet Dorjan Beqiri, eshte anetar i Grupit te FRPD. (Shih fotot)

Njelloj si Beqiri eshte edhe Kreshnik Smakiqi,  Kryetar keshilli studentor ne FSHN, poashtu militon ne PD ne shkelje te rregulores se Universiteti. (shih foton me poshte)

Por, propaganda e PD-LSI nuk ndalon ketu. Nga ana tjeter ka individe qe nuk jane fare studente te fakulteteve, por qe dalin ne media dhe ankohen se nuk kane marre bursen.

I tille eshte rasti i Klevisa Hysa dhe Ilir Mema. Klevisa Hysa ka folur per mediat duke thene se nuk ka marre bursen, nderkohe qe nga Fakulteti Ekonomik konfirmohet se Klevisa Hysa nuk eshte studente prane ketij fakulteti. Nderkohe fakulteti konfirmon se bursat jane paguar te gjitha deri ne muajin maj.

Edhe Ilir Mema i cili po interviste shprehet se “Po bëhen gati tre muaj që nuk kemi marrë bursën. Unë prej vitesh trajtohem me bursë për shkak të kushteve ekonomike”. Por, edhe per Memen, Fakulteti i Histori-Filiologjise konfirmon se nuk rezulton si student i Fakultetit te Historise dhe Filologjise dhe nuk rezulton as si perfitues burse prane ketij fakulteti. Gjithashtu Fakulteti i Historise dhe Filologjise konfirmon se i ka kryer pagesat per studentet perfitues, te miratuar nga BA, deri ne muajin prill 2019.

Thene te gjitha keto raste, del qarte se nderkohe qe bursat dhe Pakti per Universitetin vazhdon zbatimin korrekt, PD dhe LSI ne kuader te protestave te saj po organizon militantet e saj brenda dhe jashte fakulteteve, ne emer te studenteve, duke luajtur me emrin e tyre per interesa politike. /LEXO.AL

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale