PD përsërit akuzat ndaj Tahirit
Ristani: Ministri të japë dorëheqjen

PD përsërit akuzat ndaj Tahirit<br />Ristani: Ministri të japë dorëheqjen
Partia Demokratike edhe gjatë ditë së sotme ka përsëritur të njëjtat akuza ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Selia blu nuk ka fakte të reja por thekson se Tahiri duhet të japë dorëheqjen për shkak se po bashkëpunon me krimin.

Në një deklaratë për mediat Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani tha se makina private e Tahirit përdoret për trafik dorge nga kushërinjtë Habilajt.

Ristani vijoi akuzat se edhe për shefin e kufirit të Dhërmiut i cili sipas selisë blu po magazinon drogën e cila më pas niset për në Itali. Deputeti demokrat tha se sistemi TIMS e vërteton që makina e Tahirit është e implikuar në transportin e narkotikëve. Ristani nënvizoi se anti-mafja italiane është e shqetësuar për trafikun e drogës që shkon nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Deklarata e plotë e PD-së:
Saimir Tahiri vazhdon të ndajë makinën e tij private me Habilajt që sipas oficerit të lartë të anti-drogës Zagani, kryejnë trafikun më të madh të Drogës në zonën e Vlorës.
Që trafiku të jetë edhe më i sigurtë, Tahiri ka vënë në dispozicion të bandës edhe shefin e kufirit të Dhërmiut.
Fakte dhe prova tronditëse kemi publikuar në mënyrë të përsëritur.
Makina private e ministrit përdoret nga banda kur ata kanë mall për të kaluar, e më pas përdoret nga Tahiri kur shkon me pushime.
Kjo e vërtetuar disa herë nga sistemi TIMS
Dreka dhe darka e lidhje të ngushta të Habilajve me shefin e kufirit të Dhërmiut pikërisht të zonës ku magazinohet droga e bëhet gati për tu nisur për Itali.
Anti-mafia italiane e shqetësuar për volumin e madh të narkotikëve që shkon andej nga Shqipëria.
Shtypi Italian i tronditur nga akuzat që rëndojnë ndaj ministrit të brendshëm shqiptar.
E megjithatë, për Saimir Tahirin asgjë nuk ka ndodhur.
Ai vazhdon prej 36 ditësh të qëndrojë në detyrë, edhe pse është provuar publikisht se ka lidhje me bandat e drogës, edhe pse është ministri i brendshëm më i diskredituar në rajon e më gjërë.
Edhe për Edi Ramën asgjë nuk ka ndodhur, ai vazhdon të jetë krenar për bëmat e Saimirit të tij.
Ndërsa në realitet, droga ka pushtuar vendin, krimi fiton terren çdo ditë, trupa e punonjësve të policisë dhe oficerëve kanë ulur kokën, pasi kanë mbi krye një ministër që qeveris me krimin, me bandat.
Kjo është situata dramatike ku kemi mbërritur.
Nuk mban më.
Tahiri duhet të largohet një orë e më parë, inkriminimi i tij është një barrë për vendin për qytetarët, për rendin dhe sigurinë.


Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë