PD: Padrejtësia vazhdon, 20 mijë
maturantë mbeten ende të braktisur 

PD: Padrejtësia vazhdon, 20 mijë<br />maturantë mbeten ende të braktisur 
Partia Demokratike përmes kreut të departamentit të Arsimit Luçiano Boçi ka thënë sot se 20 mijë maturantë vijojnë që të mbeten të braktisur pas fazës së parë duke i lënë ata në mëshirë të fatit për vijimin e një universiteti.

Sipas Boçit, mijëra maturantë janë në pritje të ‘tepricave” siç u shpreh ai duke u ndier të tradhtuar, lënduar, nëpërkëmbur nga qeveria dhe Ministria e Arsimit.

Duke u ndalur tek reforma në arsimin e lartë ai shtoi se fakti që në raundin e parë u regjistruan vetëm 23% e maturanteve, kjo dëshmon se modeli ka dështuar, ministria ka dështuar, Rama ka dështuar.
 
Ai ka siguruar maturantët se PD është në krah të tyre dhe e gatshme të japë të gjithë mbështetjen për çdo rast padrejtësie.
 
Ja deklarata e plotë e Luçiano Boçit 
Pas 20 ditëve terrori psikologjik dhe padrejtësish, rreth 20 mijë maturante janë sot edhe njëherë të braktisur nga Edi Rama.
Pas përfundimit të fazës së parë, mijëra maturantë me rezultate të shkëlqyera janë në pritje të tepricave, sepse kështu iu tek një ditë Edi Ramës dhe Linditës së tij.
Të tradhtuar, të lënduar, të nëpërkëmbur, edhe pse për 3 vite studiuan dhe shumë prej tyre morën rezultatet maksimale, me mesatare mbi 9.
Do aplikojne përsëri në raundin e dytë, u thotë qeveria, me 10 preferenca te tjera, që t’i mashtroje përsëri nga e para.
Fakti që në raundin e parë u regjistruan vetëm 23% e maturanteve, dëshmon se modeli ka dështuar, ministria ka dështuar, Rama ka dështuar.
Nuk ka as meritë, as ekselence e as preferencë.
Rregullat e ndryshuara në fund të procesit të maturës, hodhën në erë cdo investim të maturantëve dhe familjeve të tyre.
Qeveria shkeli me këmbë dhe vazhdon të shkelë mbi mundin, djersën, investimin dhe talentin e maturanteve.
Maturantët sot nuk duan thjesht një diplomë, apo një të drejte studimi cfarëdo.
Ata kerkojne te ndërtojne te ardhmen e tyre, ashtu sic e kanë projektuar vetë.
Dikujt që ka ëndërruar të bëhet jurist, apo mjek, dhe ka punuar e ka marrë rezultatet maksimale në 3 vitet e gjimnazit, nuk mundet t’i thotë sot qeveria mos u mërzit se ka kuota tek gjeografia, apo puna sociale.
Kjo ndërhyrje brutale dhe shkatërrimtare e qeverisë, është e papranueshme.
Partia Demokratike kërkon dhe një herë me forcë rikthimin e meritës dhe të preferencës.
Ne jemi në krah të maturantëve dhe të gatshëm të japim të gjithë mbështetjen tonë për cdo rast padrejtësie.
Ne i bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë maturantët të rezistojnë e të kërkojnë deri në fund të drejtën e tyre. Ajo është e drejta e tyre e merituar, e fituar me mund e talent, dhe nuk mund të nëpërkëmbet e as të tjetërsohet nga asnjë qeveri.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë