PD paralajmëron dhunë në protestën e 16 shkurtit

Partia Demokratike paralajmëron shfaqje dhunë në protestën e së shtunës më 16 janar. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, tha se nëse do të blllokohen dy akset kryesore kombëtare që lidhin Tiranën me Veriun dhe me Jugun e vendit, atëherë protestuesit do t'i heqin me dhunë pengesat e vëna nga policia.

Bardhi përmendi shembullin e zonës së "Astirit" ku banorët protestues kundër projektit të Unazës së Madhe larguan me dhunë makineritë e kompanisë private që do të ndërtojë rrugën.


Deklarata
Edi Rama, kryeministri më i vetmuar në Europë, po bën çdo përpjekje për të ngadalësuar fundin e tij me protestën e 16 Shkurtit.
 
Pasi dështoi me përdorimin qesharak të policisë, që i njihte kriminelët në protestë, por nuk i arreston ata, sot ka përdorur një makinacion edhe më qesharak - ka urdhëruar bllokimin e dy akseve kryesore kombëtare që lidhin Tiranën me Veriun dhe Jugun e Shqipërisë.
 
I vetmuari Edi Rama mendon se duke bllokuar autostradën Tiranë Durrës dhe rrugën Tiranë Kamëz, do të mund të pengojë gjysmën e Shqipërisë të vijë në Tiranë e të protestojë kundër qeverisë së tij të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj.
 
• Teknikisht, nuk ka asnjë motiv për bllokimin e autostradës dhe rrugëve të tjera kombëtare.
• Teknikisht, nëse do të ishte vërtet e nevojshme dhe jo një vendim në kushtet e panikut, qytetarët duhet të ishin lajmëruar disa ditë më parë, siç është vepruar në raste të tjera.
• Politikisht, Edi Rama ka frikë.  
 
I ka bërë prapë llogaritë gabim! Edi Rama dhe kushdo tjetër që pranon të përdoret në këtë skenar është i pafuqishëm të ndalë shqiptarët të vijnë në protestë!
 
Po paralajmërojmë që tani çdo kompani ndërtimi që të mos nxjerrin në rrugë asnjë makineri  dhe të mos bëjnë asnjë veprim që cënon lëvizjen e lirë të protestuesve drejt Tiranës! Përndryshe fati i tyre është i njohur! Qytetarët do t’i heqin pengesat me mënyrat e tyre, njësoj siç bënë banorët e Unazës së Re!
 
Për çdo pasojë që sjell zbatimi i këtij skenari që pengon protestën e 16 Shkurtit, Edi Rama do të jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi.
 
Shqiptarët do të jenë në Tiranë të shtunën! 16 shkurti është protesta që do t’I japë fund një pushteti të blerë me votat e krimit, një qeverie të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj.
 
Makinacionet qesharake dhe mjerane të Edi Ramës nuk do ta ndalin dot vullnetin e shqiptarëve të bashkuar për të shembur këtë sistem të kalbur nga krimi dhe korrupsioni!
 
Më 16 shkurt qytetarët do t’i japin vendit shancin historik që të drejtohet nga një qeveri që lufton krimin, lufton korrupsionin dhe krijon mundësi e mirëqenie për të gjithë!

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • azgani: 15/02/2019 13:27

    kotastrofe-eshte ne shqiperi secili mundohet mos me zxhedhje me dhune me marr pushtetin. do te thot se per popull sju han leshi asnje partie vetem te behna dikushi i madh.

    Përgjigju
  • Labi: 14/02/2019 10:16

    O legen deputet dua ta dish se n qoft se policia nuk ruan dote rendit atere ke per t par ti kush esht populli i vettet q t u mbyt j’y me beshtym..ike mor plere se j’y 10 mi vete behen n t gjith shqiperin populli ka mbi 3 milion njeres e vije mir n mendje se ske shuans me rremuje t rrezosh qeveri..vetem populli sovran vendos me vote kush do jet n krye t tij

    Përgjigju
  • dulja: 14/02/2019 05:25

    cfare paralajmerime beni ju more ato ju po i pregatitni kini dine e imane ju plera kujdes o populle me keta

    Përgjigju
  • Vlonjati: 13/02/2019 22:08

    PD parti llum përderisa asnjëherë të vetme nuk ka kërkuar falje për administratën burdello që kishte në vitet 2005 _2013, aq më tepër për katastrofën e vitit 1997. Nuk besoj se ka më budallenj aq të shumtë në numër sa ti shkojn prapa një budallai si Basha. PD NUK E NJEH FJALËN TË NA FALNI O POPULL PËR ATË QË KEMI GABUAR, PRANDAJ PD ËSHTË KATANDISUR NË PARTI BABALESH SEPSE NUK FRYMËZON MË NJERI DHE AS NUK BIND DOT MË ASNJË NJERI ME MËND NË KOKË. PS NUK ËSHTË SE SHKËLQEN KA PLOT ANË NEGATIVE, POR SHQIPËTARËT ME PS ZGJEDHIN TË KEQEN MË TË VOGËL, DHE JO PARTINË MË TË MIRË PËR TË QEVERISUR.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 13/02/2019 21:00

    Njeri me te ndyre moralisht dhe me te poshter se ky bardhi ziu skam pare kurre nder shqiptaret,ne fakt thiu pjelle thi kane thene te paret,andaj edhe kete ziun e ka bere sali berisha po si lulin e paloken,noken e bumqin e disa kriminel tjere qe vetem emri i dallon nga millosheviqi,e kush eshte ai qe nuk ka pare dhune e krim sa here qe PD ka bere proteste,e kush eshte ai qe nuk e di se bardh ziu me kriminelet tjere sdo te orvatet te baje krim,prandaj sikur tkemi drejtesi ky kriminel duhet te izolohet me urgjence,sikur te ishte ne France psh vetem me kete deklarate te sotme ky do te shperblehej me disa vite burg,mjer ai shqiptar qe ju shkon pas krimineleve.

    Përgjigju
  • Berti: 13/02/2019 17:11

    Ka prokurori ne shqiperi apo nuk ka? A do te procedohet ky bq kavaje per nxitje dhe perkrahje te dhunes apo barja? Te ndalohet ky zedhenesi grushtit te shtetit 16 shkurt 2019 ndryshe PD do e fou vendin ne lufte civile.

    Përgjigju
  • Tata: 13/02/2019 16:18

    O ZI (BARDH ) SI PAMJA QE KE SMA MBUSH MENDJEN QE JE KAQ TRIM PO LE TE SHOHIM .SHQIPERIA NE SHEKUJ KA VUAJTUR NGA BIJTE E VETE .KJO SHIHET TEK KALAJA E .ROZAFES.DHE SOT NJE VIT NDERTOJM 4 VJET PRISHIM .PO ATA QE TE MBESHTESIN TY O BABALE MIRE TJU BEHET DHE PIK .SE ASHTU E MERITOJN .

    Përgjigju
  • Ta ve lala sone: 13/02/2019 16:14

    Le ta provoi QORRI gazmend m**tt bardhi se sa i vlen lëkura. Ka ardh dita tu jepet plumbi malokve. Ku je o i madhi ENVER HOXHA QË MALOKËT BËNIN M**IN NË BREK NGA TY.

    Përgjigju
  • Tini: 13/02/2019 16:08

    Ne rast se drejtesia do te vazhdoje mos denimin e kriminelave te Shqupit pwr prishje te rendit publik , atehere i takon shumices se popullit te ngrihet per te mbrojtur rendin . Pushtet pa vote nuk ka . Ed Rama largohet nga pushteti vetem me vote dhe jo firce . Shwiptaret kurre nuk do te hsrrojne 97 dhe 14 Shtatorin

    Përgjigju
    • Tani: 14/02/2019 09:35

      Drejtësia në Shqipëri nuk do të jetë kurrë e pavarur, do të ketë gjithmonë ndikimin e saj nga politika. Dhe për sa kohë pushtetit do t'i interesojë që të hyjë në garën e zgjedhjeve me Berishën në krah, pra e përkthyer në shqip duke mos pasur rivalë, kjo gjendje do të jetë. Kërcënimet dhe zhurmat se do të bëhet dhunë janë për SHBA-në, që mundësisht t'ju shkojnë në zyrë dhe t'ju luten që të mos shkaktojnë trazira, ndoshta edhe t'i kërcënojnë. Dhe përgjigja do të jetë " këtë e ka në dorë populli, por në rast se hiqni emrin tim dhe të familjes nga lista e zeze për të mos udhëtuar në SHBA atëherë ne do të përpiqemi të bëjmë diçka për ju". Në rast se SHBA s'pranon atëherë po mund të ketë dhunë. Fatkeqësisht SHBA e ka treguar se të thotë edhe "Burrë shteti" pasi vret dhe masakron popullin tënd. Rëndësi ka që të ketë qetësi në rajon se s'do trazira. Rama fiton nga kjo situatë, po ashtu edhe Berisha, populli thjesht duron padrejtësitë e opozitës si edhe të pushtetit.

  • Populli: 13/02/2019 15:57

    Pa provojeni more Qelbesir se sa do te vlejj lekura .I bejme thirrje Prokuroreshs Pergjithshme te nxjerre urdhrat e arrestit se do jene shume nga keto Plehra qe do perfundojne ne pranga

    Përgjigju
    • Raul: 13/02/2019 16:58

      Ky ka pamjen e fytyrës me të errët të Rajhut të Tretë Henrih Himleri dhe për fat të keq Edi Rama e mori në qeverinë e marrveshjes në 2017 në dikasterin e drejtësisë. Ky do të quhet Gazmend Ziu se ashtu i nxin shpirti

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë