Teherani konfirmoi se ka lëshuar dy raketa balistike kundër bazës së përbashkët anglo-amerikane në ishullin Diego Garcia, në Oqeanin Indian, rreth 3,810 kilometra nga Irani: kështu shkruan agjencia Mehr Neës Agency. “Ky lëshim përfaqëson një hap të rëndësishëm në përballjen me Shtetet e Bashkuara”, thekson agjencia.
Megjithatë media në SHBA (WSJ) raporton se asnjë nga raketat balistike nuk ka krijuar dëme pasi ato nuk kanë arritur objektivin. Njëra prej tyre ka dështuar rrugës ndërsa tjetra është rrëzuar nga sistemi antiraketë i SHBA në zonë.
Fakti që Irani ka shënjestruar ishullin sugjeron se raketat e tij kanë një rreze veprimi më të madhe nga sa ishte vlerësuar më parë. Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm Abbas Araghchi kishte deklaruar se Teherani kishte kufizuar qëllimisht rrezen e raketave të veta në 2,000 km.
Lajmi kryesor:
SHBA dhe Izraeli sulmojnë impiantin bërthamor të Iranit në Natanz! Raketat iraniane synojnë bazën anglo-amerikane në Oqeanin Indian por 'dështojnë'








