Partia Demokratike ka vijuar të denoncojë sërish atë që e quan fatura e korrupsionit. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja Ina Zhupa deklaroi se kryeministri privoi shqiptarët nga 600 mijë euro investime, për t’ia dhënë këto para firmës ku punon vajza e gruas së tij.
Deklarata e Plotë 600 mijë euro janë pagesë papunësie për 12 mijë familje të varfra. 600 mijë euro janë paga minimale për 3 mijë e 727 persona. Janë pensioni mesatar për 5500 persona. Me 600 mijë euro, Edi Rama mund të kishte siguruar ujë të pishëm për 2 mijë banorë, duke ndërtuar një ujësjellës.
Me 600 mijë euro mund të kishte rregulluar 5 kilometra rrugë dytësore, ose rrugë fshati që u shërbejnë mijëra banorëve. Por Edi Rama ka zgjedhur tia japë firmës ku punon vajza e gruas së tij. 600 mijë euro, me një dorë.Prandaj nuk ka para për investime, për ujësjellësa, për rrugë, për vende pune, për të luftuar varfërinë, sepse paratë e shqiptarëve me Edi Ramën janë të destinuara për korrupsion, janë të destinuara të vidhen.
Sepse pa transparencë, pa garë, pa kritere të shpallura, Edi Rama fut 600 mijë euro të shqiptarëve ne xhepat e kompanisë ku punon vajza e gruas së tij. Për me demek konsulence. Kjo është fatura e korrupsionit për qytetaret. Paratë shkojnë në llogaritë e familjarëve të kryeministrit, ndërkohë që shqiptarët kërkojnë ujë, rrugë, kërkojnë punë.
Por Edi Rama nuk punon për shqiptarët, ai ka hequr dorë de fakto nga detyra. Edi Rama punon vetem për vete e për oligarkët që e rrethojnë. Ky sundim do të përmbyset shpejt. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
16%
-
Të gabuar
79.6%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 712
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja ‘Bussines Day’: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar
30 Shtator, 08:57
-
Bombardimet në zemër të Bejrutit, mes të vrarëve edhe 3 liderë të Frontit Çlirimtar të Palestinës (EMRAT)
30 Shtator, 08:52
-
Ardi Stefa: Po sikur të jetë skenar?
30 Shtator, 08:51
-
Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, lista me pikët e 11 kandidatëve ende jo zyrtare! Sot pritet që ministri Hoxha t'ia dërgojë kryeministrit Rama
30 Shtator, 08:33
-
KPA shuan shpresat për gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar edhe me votën e Luan Dacit! Kolegji në dosjen e Rovena Gashit: Vendimet tona të pacënueshme nga ish gjyqtari i dënuar
30 Shtator, 08:29
-
Shkodër/ Dy vëllezër dhunojnë efektivët e Forcave 'Shqiponja' në ambientet e Komisariatit, arrestohen, në hetim një 19-vjeçar
30 Shtator, 08:29
-
Burgosja e Ervin Salianjit! PD nis 'bojkotin' e pjesshëm të komisioneve! A do e bllokojë opozita seancën parlamentare?
30 Shtator, 08:10
-
Ja pse nuk mund të shpërndani më fjalëkalimin e Netflix
30 Shtator, 08:08
-
Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet në Austri, por Kickl e ka të vështirë Qeverinë! Dështim historik për Socialdemokratët dhe Partinë Popullore, lajm i keq për Europën
30 Shtator, 07:48
-
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë javë
30 Shtator, 07:41
-
SHBA rrit gatishmërinë e trupave nga shqetësimi për zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme
30 Shtator, 07:30
-
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, 12 të vrarë gjatë natës në Liban! Mes viktimave 3 liderët e Frontit Çlirimtar të Palestinës
30 Shtator, 07:10