PD për vettingun: Roli i ONM sipas
Kushtetutës së re, rojtar e transparent
PDF/ Propozimet e PD për vettingun

PD për vettingun: Roli i ONM sipas<br />Kushtetutës së re, rojtar e transparent<br />PDF/ Propozimet e PD për vettingun
Demokratët i kanë kushtuar vëmendje të veçantë çdo detaji të projektligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si ligji vettingut.
 
Ekspertët e PD kanë nxjerrë një sërë çështjesh që tashmë janë në tryezat e ekspertëve të të gjitha palëve të përfshirë në këtë proces, ku theksohet që në fillim se aspektet më problematike të përmbajtjes së projektligjit, nisnin që me tekstin e projektligjit i cili thuhet se nuk detajon procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të vettingut, si dhe procesin e vlerësimit të kandidaturave, duke e lënë kështu këtë proces në diskrecionin e organeve të përfshira në procedure.
 
Kjo sipas demokratëve vjen në kundërshtim me delegimin që ka bërë pika 12 e nenit C të Aneksit të Amendamenteve Kushtetuese. Duke u ndalur tek roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe vëzhguesve ndërkombëtar, ekspertët e PD shprehen se ai duhet të jetë në përputhje me ndryshimet e reja kushtetuese, që i koncepton ato si rojtarë që sigurojnë në veçanti transparencë, ndërsa kompetencën vendimmarrëse e lenë në duart e organit të brendshëm.
 
Nga ana tjetër, projektligji nuk detajon rastet e përjashtimit të kandidatëve nga konkurrimi, mënyrën dhe arsyet e këtij përjashtimi, si dhe të drejtën e ankimit për përjashtimin. Në argumentet e ekspertëve të PD thuhet se në projekt ligj roli aktiv dhe përcaktues që kanë organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI dhe DSIK), pasi sjell kontroll tërësor të Kryeministrit në të paktën 2 nga 3 komponentët e procesit të rivlerësimit.
 
Demokratët shprehen se gjithë procesi i vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës duhet të rikonceptohet, në mënyrë që të japë të gjitha garancitë e nevojshme që do të arrihet rezultati i pritshëm. Masa e jashtëzakonshme e rivlerësimit duhet të zbatohet ekskluzivisht nga organet e posaçme të vettingut, pa asnjë rol aktiv të organeve ekzistuese, të kontrolluara apo nën varësinë e Kryeministrit.
 
Sipas PD, procesi i rivlerësimit duhet të përmbushë standardet për një proces të rregullt ligjor, duke mbajtur në konsideratë konstatimet e Komisionit të Venecias. Sipas demokratëve, periudha e vlerësimit profesional duhet të garantojë mosndërhyrjen e organeve të vettingut në vendimmarrjen konkrete për çështje që kanë në dorë gjyqtarët apo prokurorët.
 
Projektligji sipas opozitës nuk detajon listën e plotë të komponentëve që përfshinë vlerësimi profesional. Qartësim në projektligj demokratët kërkojnë edhe sa i përket ndalimit të mbajtjes së funksioneve politike në administratën publike apo pozicione drejtuese në partitë politike duke kërkuar që të zgjerohet kjo listë më funksionarët politik si ministër, zëvendësministër, deputet, etj.

Një tjetër shqetësim që ngrenë demokratët në leximin e projektligjit të vettingut ka të bëjë me kompetencën e organeve të vettingut që duan të përfshihen në sistemin gjyqësor, duke u përqendruar vetëm tek vlerësimi i përshtatshmërisë së emërimit. Opozita mendon se përfshirja në sistem bëhet nga organet qeverisëse (KLGJ/KLP) dhe duhet të jetë rrethanë përjashtuese, sipas rasteve të përcaktuara nga ligji, si dhe me një proces konkurrimi.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois