PD përplaset me Gardën dhe FNSH/ Faik Basha: Opozita të përgatitet fuqishëm! Adriatik Doçi: Teatër që bëhet çdo javë! Më të zellshmit kanë dosje në SPAK

Aksioni i sotëm i deputetëve të opozitës në dyert e Kuvendit, teksa kulmuan me përplasjet me Gardën dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u diskutuan në Studio Live me Faik Bashën, Adriatik Doçin dhe Ergys Mërtirin.

Basha theksoi për Arbër Hitajn se policia sot shkeli ligjin, ndërsa opozita shton ai duhet të përgatitet për përballje me të gjitha mënyrat.

'Sapo i pashë mu kujtua thënia e Gramoz Ruçit: Pushteti merret me grykën e armës dhe mbrohet me grykën e armës. Rama po zbaton thënien e Gramoz Ruçit. Ka dyshime që sot policia ka qenë e armatosur shkelje ligji dhe bën precedent. Nuk ka patur banda përballë, por opozitarë të vendit njerëz me peshë politike. Është një opozita që përfaqëson më shumë se gjysmën dhe të shkojnë në sallën e parlamentit, opozita të përgatite fuqishëm të përballet në mënyrë demokratike në të gjitha mënyrat e mundshme.'

Ndërsa Adriatik Doçi e shikon si teatër, me deputetët e PD-së që janë të zellshëm kush ti pëlqejë më shumë Berishës për një vend në listën e deputetëve.

'E shikoj si teatër që përsëritet çdo javë. Është përshkallëzuar. Rrethanat janë që po vijnë zgjedhjet parlamentare dhe kush më shumë ti bjeri në sy liderit non grata të zërë një renditje në listën për kandidatë. Sipas sondazheve nuk pritet ndonjë surprizë. Në këto kushte kur pushteti aktual pritet të marri mandatin e katërt lufta bëhet për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve të ardhshme, dhe kur gjykata do marrë në gjykim Sali Berishën. Presion ndaj gjykatës dhe SPAK për shkak të dosjeve të tjera në SPAK të funksionarëve të PD.

Më të zellshmit për tu konfrontuar janë personazhe me dosje në SPAK, duke filluar nga Luan Baçi që ka dosje për pastrim parash, Flamur Noka. Po verifikohet edhe roli i Shkëlzen Berishës në dosjen e Gërdecit dhe CEZ. SPAK ka tërhequr dosjet në ILDKP. Një hall  i përbashkët, hall drejtësie, hall SPAK.'

Ergys Mërtiri e shikon aksionin e sotëm si vijim të krizës së opozitës, që kërkon t’ia imponojë gjithë vendit, madje gjithë botës, që të merren me të.

'E shoh si vazhdimësi, duket si refren, një përpjekje e opozitës në kushtet e një krize të vetëm. Përpiqet ta ekspozojë si një krizë të vendit. Në fakt është opozita në krizë. Përpiqet të fusë gjithë vendin në krizë që të mblidhet gjithë bota të zgjidhë krizën e saj. Është në krizë pasi lideri i saj është non grata. Kjo opozitë nuk bind, rrezikon, kërcënohet, ka frikë nga forca të reja që mund të rivalizojnë Sali Berishën. Me një opozitë alternative të re, Berisha humbet ekskluzivisht opozitën. Berisha po i përdor si mish për top.

Gjithë skenën politike e ka kthyer në një çështje të vetën. Nëse ke futur në burg Berishën keni futur në burg të gjithë opozitën. Kjo mosbindje bëhet që të mos dëgjohet asnjë forcë tjetër. të dëgjohen vetëm tymueset dhe shashkat që hedh ai. Pak muaj para zgjedhjeve bëhen këto skena të shëmtuara që e ulin në elektorat. Nuk ka qëllim të mund Ramën, por të mos lejojë asnjë forcë tjetër të marrë vota.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
Aksioni i PD-së tek Kuvendi/ Mërtiri: Largimi i Berishës e vetmja rrugë për largimin e Ramës

 

Analisti Ergys Mertiri u shpreh në Studio Live lidhur me aksionin e opozitës që vijoi dhe sot në dyert e Kuvendit ndaj gardës dhe FNSH. Mërtiri thekson se vetëm largimi i Berishës është e vetmja rrugë që të largohet dhe kryeministri Edi Rama.

Ndërsa nuk do të komentoj nëse polici që u përplas me Luan Baçin kishte apo jo pistoletë.

'Mua më intereson çfarë bëjnë aktorët politikë. Policia jep përgjigje para ligjit. Nuk merrem këtu kishte apo nuk kishte pistoletë policia. Si ta vërtetoj? Nuk bëj pallavra. Bëj analizë politike. Nuk jam prokuror, as hetues. Dhe është turp për këtë opozitë, që diskuton a ishte apo jo pistoletë ajo në xhep të policit. Edi Rama jeton, qëndron në pushtet për shkak të një njeriu Sali Berisha dhe shpurës së tij, që bëhen qepaza në parlament për një karrige si deputet. Largimi i Sali Berishës është e vetmja mënyrë për largimin e Edi Ramës. Nuk merrem fare se ç’kishte polici në xhep.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike