PD përsërit kërkesën: Kampet e Spaçit e Tepelenës të kthehen në muze! Asnjë vendim prej 2 vitesh nga kërkesa jonë

Partia Demokratike ripërsërit kërkesën për shpalljen Muze Kombëtar të "Kampit të Punës së Detyruar të Burgosurve në Spaç” dhe “Kampin i Internimit të Tepelenës.

Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanta Jupi, thotë se propozimi i qeverisë për ndërtimin e një muzeu të vogël në Reps, rreth 7.5 km larg Spaçit, do shkaktojë humbjen e interesit mbi vlerat e tij si trashëgimi historike.

Jupi tha se PD ka dy vite që e ka propozuar ligjin, por nuk ka asnjë vendimmarrje.

"Burgu i Spaçit është vendi i gjallë i memories, dhimbjes e dëshimsë së vuajtjes çnjerëzore. Me shqetësim konstatojmë se  “Plani i Menaxhimit për ish- Burgun e Spaçit”,  parashikon ndërtimin e një muzeu  të vogël në Reps, vendndodhje gjeografike  rreth 7.5 km larg Kampit –Burg të Spaçit. Ky plan për të ndërtuar muzeun larg  vendit të memories  do ta shndërrojë burgun e Spaçit në një aneks dhe një site plotësues të muzeut të Repsit, duke shkaktuar humbjen graduale të interesit mbi vlerat e tij si trashëgimi historike, si një vend memorie e dëshmisë së gjallë, si një moment  reflektimi dhe përballje emocionale me të vërtetën, e për rrjedhojë degradimin e plotë të tij në harkun e pak viteve.

Partia Demokratike e Shqipërisë  mbetet e vendosur në propozimin dhe rikonfirmon qëndimin e saj se Kampi –Burg i Spacit duhet të shpallet Muze Kombëtar, dhe pikërisht në Spaç të ndërtohet një muze i mbështetur dhe financuar nga shteti shqiptar me vetëdijen se mund dhe duhet të kujdesemi për memorien tonë historike si dëshmi e një pendese kolektive duke vendosur të paktën moralisht drejtësinë", tha Jupi.

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reti: 16/04/2024 01:36

    Po kta lulushet ne emer te kujt flasin se kta skan parti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë