‘PD po kopjon keq’, Veliaj nga Njësia 7: Kanë në program ato që ne tashmë i kemi bërë!

“Partia Demokratike po kopjon keq ato që i kemi bërë tashmë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me banorët e Njësisë 7 në kryeqytet. Sipas tij, PD nuk ka asnjë ide.

“Nikola Tesla thotë: ‘Nuk më vjen keq kur më vjedhin idetë, thjesht më dhimbsen që nuk kanë ide të tyre’. Ne nuk na vjen keq, kur ata janë duke folur për bursën e energjisë, çështja është që e kemi bërë realitet vjet. Nuk na vjen keq që e kopjojnë, thjesht tregon se nuk kanë ide. Nuk na vjen keq kur thonë taksa 0.5 % për biznesin e vogël, po për cilin biznes e kanë fjalën se tashmë biznesi e ka zero taksën. Ata mirë që kopjojnë, por na kopjojnë edhe keq. Si mund të rrijë njeriu 8 vite në opozitë, e mos prodhojë një ide origjinale?”, tha Veliaj. 

Ndër të tjera, kryebashkiaku nënvizoi se PD shan oligarkët për të përfituar ndonjë gjë prej tyre, ndërkohë që në anën tjetër në programin e tyre është ulja e taksës për ta.

“Këta thonë, taksimin për oligarkët ta bëjmë nga 15% në 9%. Po për çfarë i shan oligarkët? I shan për të kapur ndonjë gjë! Shan atë të Astirit që të kapësh makinën, shan atë të qendrave tregtare që të kapësh vilat në Vala Mar, shan atë të konçesionarit të automjeteve, që të kapësh vilat në Lundër, shan atë të rrugës së Kombit, që të marrësh katin e parë të hotelit. Por kjo është gjobëvënie dhe diferenca është që, nëse hajduti e bën me kapuç, këta e vënë me kollare, madje të bëjnë edhe fjalim”, deklaroi Veliaj.

 

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondiali: 26/02/2021 17:33

    Kjo është e vërtetë!..por shiko të bosh ndo1 punë në Njësinë 7,ku s"ke prishur asnjë mur abusive e nuk ke liri asnjë trotuar??!!Rregullo hapësirat midis Lagjes,e mbush gropat e hiq plehrat,vendos ndo1 kosh më shumë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë