PD: Po ndryshoni Ligjin e Gjendjes Civile për të manipuluar zgjedhjet, Lleshaj: Rrini të qetë, atë që bënit ju me listat ne s'do e bëjmë
Oerd Bylykbashi dhe Sandër Lleshaj
TIRANË- Akuzave të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashit se po ndryshohet ligji për Gjendjen civile për të manipuluar zgjedhjet e 25 prillit, i është përgjigjur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili thotë se asnjë ankesë konkrete nuk është provuar dhe se nuk ekziston asnjë mundësi që dikush të luajë me listat e zgjedhjeve.
‘Asnjë pasiguri apo frikë parazgjedhore nuk justifikon përpjekjet për dezinformim të publikut nga aktorët politikë. Që nga fillimi i muajit tetor 2020, janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore, të cilat janë afishuar në të gjitha bashkitë si dhe janë të aksesueshme tek portali e-Albania. Asnjë ankesë konkrete për "lëvizje nga qendrat e votimit" nuk është provuar deri tani. Dhe kështu do të vijohet deri në fund. Asnjë mundësi nuk ekziston që dikush të luajë me listat e zgjedhësve’, shkruan Lleshaj.
Gjithashtu ministri Sandër Lleshaj shkruan në Facebook se ata që luanin me listat e zgjedhësve të rrinë të qetë sepse kjo nuk do të përsëritet nga ne.
‘Ata që e kanë bërë vetë dikur këtë gjë dhe tani druhen se mos kjo gjë do të përsëritet nga ne, duhet të jenë të qetë dhe të qartë: ASNJË qytetar nuk mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë përcaktimeve ligjore. ASNJË’, thuhet në postimin e Ministrit të Brendshëm.
er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Oerd Bylykbashi kërcënon punonjësin e Policisë, pengon shoqërimin e protestuesit: Kur të merrem unë me ju, nuk ju ikën shejtani! Kaq po të them
26 Nëntor, 17:23
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor, 13:06
-
Buxheti për Avokatin e Popullit/ Ballanca kritikon Reformën në Drejtësi: Krijoi mbingarkesë çështjesh në Gjykata! 3 komisionerë shtesë dhe fond për sigurinë kibernetike!
13 Nëntor, 12:43
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor, 14:00
-
Partia Demokratike e dyzuar për protestën, ndahet në dy pjesë! Një palë me eurodeputetët, të tjerët në bllokim rrugësh e mosbindje civile
29 Tetor, 18:40
-
Grupi i PD takohet me delegacionin e PE, Bardhi: Na qëndroni afër, mazhoranca refuzon hetimin parlamentar! Tabaku-Bylykbashi: Të shqetësuar për zgjedhjet
29 Tetor, 12:57
-
Ministri Hoxha shkarkon drejtorin e Gjendjes Civile, Vangjush Stavro
16 Tetor, 13:38
-
Zgjedhjet 2025/ Berisha në arrest shtëpie mbledh kryesinë: Protesta deri në krijimin e qeverisë teknike! Caktohen 12 drejtuesit në qarqe! Noka e Paloka në krye të fushatës
4 Shtator, 18:37
-
Ylli Pata: Zbutja e 'tigrave' opozitar që desh bënë namin një vit më parë
30 Gusht, 20:20
-
Ndarja nga jeta e Kadaresë/ Yzeiri: Iku një pjesë europiane e jona! Rudolf Marku: Nuk është problem Nobeli! Shkrimtarët e mëdhenj nuk e kanë këtë çmim
1 Korrik, 21:28
-
Debati për ndërtimin e muzeut të krimeve të komunizmit, Rithemelimi krah ish-të Përndjekurve: Muzeu në ish-burgun e Spaçit, jo në Reps!
23 Maj, 09:03
Po e ndjeni humbjen dhe filluan justifikimet o Bylyk i Bashes
Përgjigju