Ndryshimet në Ligjin e Gjendjes Civile, Bylykbashi i del krah Metës: Rama kërkon të manipulojë zgjedhjet, po u ndryshon qytetarëve vendbanimet

Ndryshimet në Ligjin e Gjendjes Civile, Bylykbashi i del krah Metës: Rama kërkon të manipulojë zgjedhjet, po u ndryshon qytetarëve vendbanimet

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi nëpërmjet një reagimin ë rrjetet sociale shkruan se ndryshimet në Ligjin për Gjendjen Civile po bëhen nga Rama për të manipuluar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Sipas Bylykbashit zgjedhësit që votojnë prej vitesh në Tiranë janë regjistruar me vendbanime të tjera nëpër Shqipëri pa ditur gjë.

‘Ndryshimi i fundit i ligjit të Gjendjes Civile me ndikim në zgjedhje, vetëm 5 muaj para zgjedhjeve, ‎ndryshim me të cilin Qeveria heq sanksionet ‎për mosdeklarim të vendbanimit, janë vetëm një përpjekje e radhës e Ramës që të legjitimojë shkeljet dhe kaosin e listave të zgjedhësve. Çdo manipulim në regjistrat e gjendjes civile është manipulim i listave të zgjedhësve. Edi Rama po i kthen standardet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por këto manipulime të trasha po dalin mbi ujë, do të bllokohen dhe shkelësit e ligjit deri tek nëpunësit e gjendjes civile që falsifikojnë të dhënat do të përgjigjen’, shkruan Oerd Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi ka komentuar edhe kthimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjendjen Civile nga Presidenti Meta, për të cilin thotë se ai ngriti alarmin për manipulimin me listat nga qeveria.

Postimi i Plotë i Oerd Bylykbashit në Facebook

Antiligji, arma e vjetruar e Ramës për manipulimin e listave të votuesve
Njësoj si në zgjedhjet për bashkinë të vitit 2003 kur, për t'u rizgjedhur Kryetar i Bashkisë së Tiranës, e çoi burrin e familjes në listën e zgjedhësve në Kombinat dhe gruan e çoi tek QSUT dhe kështu shpërndau mijëra zgjedhës nga një cep i Tiranës në tjetrin, tani Edi Rama po përpiqet të manipulojë listat e zgjedhësve me të njëjtën skemë.
Zgjedhës që banojnë e votojnë prej 20 apo 30 vitesh në Tiranë apo qytete të tjera, i ka degdisur me vendbanim nëpër Shqipëri pa e ditur qytetaret. Qytetarët po ankohen përditë se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kërkese të tyre siç urdhëron ligji. Shkojnë për të marrë një certifikate dhe e gjejnë veten të "internuar" në qytet apo fshat tjetër. Kjo është e paligjshme dhe përben vepër penale.
Ndryshimi i fundit i ligjit të Gjendjes Civile me ndikim në zgjedhje, vetëm 5 muaj para zgjedhjeve, ‎ndryshim me të cilin Qeveria heq sanksionet ‎për mosdeklarim të vendbanimit, janë vetëm një përpjekje e radhës e Ramës që të legjitimojë shkeljet dhe kaosin e listave të zgjedhësve. Çdo manipulim në regjistrat e gjendjes civile është manipulim i listave të zgjedhësve. Edi Rama po i kthen standardet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por këto manipulime të trasha po dalin mbi ujë, do të bllokohen dhe shkelësit e ligjit deri tek nëpunësit e gjendjes civile që falsifikojnë të dhënat do të përgjigjen.
Presidenti i Republikës ia ktheu mbrapsht ketë ligj me shkelje të standardeve të zgjedhjeve. Me shume të drejte ai ngriti alarmin për ketë përpjekje për manipulim ‎të listave nga Qeveria.
Por Edi Ramës nuk i shohin sytë kur afron humbja e zgjedhjeve. Kur ka frike se humb ai përpiqet të shkatërroje zgjedhjet‎. Pavarësisht tentativave të dëshpëruara, më 25 prill 2021 ai thjesht humb.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin