PD po shkon drejt ndarjes?

PD po shkon drejt ndarjes?

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik.Në dukje të parë si një “ide spontane”, ajo tashmë po kthehet në një zhvillim të pritshëm, i cili pas 9 Shtatorit mori hapësira të tjera zhvillimi.Ideatorët kryesorë të ndarjes së PD-së, ishin pikërisht ata që u renditën në mbrojtje të Lulzim Bashës në 5 muajt e “Foltores”, ishin ata që shpallën “antiamerikanizmin” si teori berishiane,dhe “proamerikanizmin” si platformë bashiste. Në rast se ka një parti politike që u rreshtua në krah të SHBA-ve qysh në fillimet e veta, kjo ishte Partia Demokratike, ashtu siç ishte forca e parë politike postkomuniste, që mori mbështetje të fuqishme amerikane.

Një prej argumenteve kryesore me të cilat Basha,po e lufton ashpër Berishën, është edhe “antiamerikanizmi  i tij”, duke harruar se ka lënë pas dore, gjetjen e një formule efikase se si mund  të sigurojë mbështetjen e munguar në bazën e partisë. Ndarja e Partisë Demokratike duket si diçka e pashmangshme, aq më tepër kur kësaj ideje i “fryjnë” më tepër ata që 4 vjet më parë ishin “antibashë”, dhe sot janë rreshtuar në krahun e tij për interesa personale. Situata e kirjuar së fundi në atë parti, e ka bërë edhe më të diskutueshme faktin e ndarjes së saj. Me përjashtimet e fundit nga kryesia, grupi parlamentar dhe strukturat e tjera të PD-së, de facto Basha, ka konfirmuar ndarjen  strukturale nga “PD” e Berishës. Madje Basha, mendoj se ndjehet më “komod” me atë pjesë të partisë që e mbështet, duke mos pyetur shumë për zvogëlimin e mbështetjes nga baza. I mësuar me humbjet seriale të zgjedhjeve, duket se Basha nuk e ka problem të deklarojë ndarjen e partisë, paçka se Berisha mund ti marrë atij 2/3 e anëtarësisë dhe mbështetësve.

Vendimet e fundit që ka marrë Basha me kokën e tij, e kanë tkurrur maksimalisht mbështetjen e tij në bazë, ndërkohë që Kuvendi i 18 Dhjetorit dhe ngjarja  e 8 Janarit, krijuan ndarjen përfundimtare mes tij dhe Berishës. Për kryetarin aktual de facto dhe de jure të Partisë Demokratike, rëndësi ka qëndrimi në politikë me çdo çmim, qoftë edhe me ndarjen e partisë. Afrimi i zgjedhjeve të pjesëshme lokale në 6 bashki, është shansi më i mirë për të treguar forcën dhe mbështetjen e mbetur të Bashës në bazën e partisë. Ndërkohë ndarja e pashmangshme e asaj  partie, fuqizon edhe më tepër Partinë Socialiste, i jep fitoren asaj jo vetëm në 6 bashkitë, por edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjithashtu skenari i Bashës për ndarjen dhe jo rithemelimin e Partisë Demokratike, e lë atë pa aleatët tradicionalë, pasi në fund ajo mbetet një parti e vogël, duke mos siguruar votat e nevojshme për të marrë shumicën dhe qeverisur vendin nesër. Si përfundim, Basha  duke patur të pamundur realizimin e dëshirës tij për tu bërë “kryeministër”, ndoshta do të shohë si opsion  të rradhës, afrimin në qeverisjen e Ramës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg