PD premton nga 'poltroni' i opozitës: Do i bëjmë pensionet 250 dollarë në muaj

TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë. Në një deklaratë të bërë nga selia blu, ish-deputetja Oriola Pampuri deklaroi se përmes vjedhjeve Rama po varfëron popullin shqiptar. Ajo thotë se përmes një raporti të KE shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur me 35.2% gjë e cila sipas saj fakton se Rama ka braktisur përgjegjësinë për mirëqenien e shqiptarëve.

Pampuri deklaroi se kur PD të vijë në pushtet pensionet do jenë minimumi 250 dollarë në muaj.

"Treguesit më të qartë të qeverisë së Edi Ramës janë dy: rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë.

Të dy këta tregues shkojnë paralel me njëri tjetrin. Sa më shumë vjedh kjo qeveri, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare.

Këtë të vërtetë e ka pohuar, së fundmi, edhe Komisioni Europian, sipas të cilit shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%

Raporti fakton shqetësimin kryesor të opozitës se, me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve.

Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët.

35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale.

Niveli më i lartë i varfërisë është në verilindje të vendit, ku investimet e qeverisë janë disktimnuese, papunësia shumë e lartë, mundësitë shumë të vogla dhe heqja e të pamundurve nga listat e ndihmës ekonomike, është një krim tjetër në listën e dëmeve që kjo qeveri u ka shkaktuar qytetarëve. 

Komisioni Europian rrëzon si të dyshimtë skemën e ndihmës ekonomike, të denoncuar si të padrejtë, përjashtuese dhe abuzive nga Partia Demokratike.

‘Efektiviteti i skemës është e dyshimtë, pasi kompensimi mbetet nën kufirin e varfërisë së skajshme. Skema mbulon vetëm vetëm një pjesë të vogël të personave që jetojnë në varfëri”. – thekson Komisioni Europian.

Raporti vë në dukje thellimin e varfërisë të pensionistëve për shkak të pensioneve të ulëta, mbulimit të ulët të sigurimeve shëndetësore dhe diferencimit të madh mes pensioneve në fshat dhe qytet.

Thellimi i nivelit të varfërisë dhe gjendja e rënduar ekonomike në familjet shqiptare gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga arsyet kryesore të refuzimit plebishitar të 30 Qershorit.

Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë, janë prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë. Por që ky plan të realizohet, vendit i duhen zgjedhje të lira e të ndershme.

Kjo është beteja jonë, të cilën do ta luftojmë pa bërë asnjë hap pas", tha Pampuri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 23/07/2019 16:19

    PD-KARTE E DJEGUR,DHE E PROVUAR.

    Përgjigju
  • 1000 pencionista: 23/07/2019 16:12

    KY ESHTE PREMTIM 300$ DO ISHTE EKSELENTE JA JAPIM VOTE ME VULLNET TE PLOTE PD ME ED RAMEN DO QENDROJME ATY TE 100$

    Përgjigju
  • Populli: 23/07/2019 13:30

    Na ishte njehere PD-ja!!!!!!!!

    Përgjigju
  • O tej: 23/07/2019 13:27

    Medemek ky temi nuk vlen tani?

    Përgjigju
    • Rrota e k...: 23/07/2019 16:19

      Sa ka me e rrit ate tendin o Tej?

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin