Partia Demokratike do të propozojë ndryshime në Kodin Penal, ku synohet pastrimi i politikës nga krimi. Krahas vettingut në politikë, thotë kryetari i PD-së Lulzim Basha, ndryshimet do të bëhen bazuar në Kodin Penal, italian, (n. 416 ter), të cilat ashpërsojnë dënimet nga krimet zgjedhore. Kreu i PD-së zbuloi edhe 4 propozimet!
Sipas propozimeve të PD-së, kushdo që pranon drejtëpërdrejt apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg. I njëjti dënim, sipas Bashës, parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë. Një tjetër propozim që bën PD, është kur politikanët që zgjidhen me ndihmën e krimit , të dënohen me 22 vite burg.
‘Krahas vettingut në politikë, me qëllim dhënien fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën, PD do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal, në përputhje me Kodin Penal italian (n. 416 ter), duke ashpërsuar dënimet për këdo që kryen krime zgjedhore.
1. Kushdo që pranon drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg.
2. I njëjti dënim parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë.
3. Nëse politikani, i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vite burg.
4. Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike.
Qeverisja dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të diktohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet.’- shkruan Basha.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese që kërkojnë në thelb zhbërje të ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, ku kërkojnë ndryshime në hartën territoriale të Shqipërisë dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re. Propozimi më i rëndësishëm i PD ka të bëjë me propozimin për veting të politikanëve. Një nismë deri diku të ngjashme me vitin 2018, që u kritikua dhe u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias, duke vënë në diskutim vlerën e propozimit dhe theksuar rrezikun për shkeljen e të drejtave të themelore.
Megjithatë, tre vite më pas, Lulzim Basha ka rikthyer draftin për Vetingun e politikanëve, përmes disa amendamenteve kushtuese, më të zgjeruara dhe të detajuara. PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Tani ja ke keputur kot o Bashe.22 vjet burg nje politikani qe zgjidhet me ndihmen e krimit?!Krimi mund t'a ndihmoje nje politikan edhe pa e ditur ky i fundit,dhe prape kerkon t'a denosh me 22 vjet?! Po politikanet qe bejne vete direkt e indirekt krime,pervec perjashtimit nga politika,sa propozon te denohen?
PërgjigjuE per ke ka prova me shum se per ty e sali berishen o idiot se ke perdorur dhe perfaqeson krimin dhe kriminelet,kush ka marre vota me shume se ju dy ne lazarat,apo kush vrau ne Elbasan, sikur te kete shtet ti dhe berisha veqmas duhet te ishit moti ne burg,pas jush vijne gazialem bardhi, salianji, alibeaj palloka noka klirim gjaja e shume te tjere ore manjak.
PërgjigjuDakort dhe te behet me prapaveprim keshtu shkoni te gjithe ne burg. Ti i pari!
PërgjigjuMas miri e din farkatarët kur i prangosin shpirtat,shpata tek ashtë në shkalltë e Sojit ma fellë se alltia
PërgjigjuAhhahah???????????????? a knoqe fare me kto amendamentet ????????????????????????????????????
Përgjigju