PD-PS, të hënën marrëveshje
për tre ligjet e integrimit
Kur mbeten dhe pak orë nga mbajtja e seancës plenare të ditës së hënë, ku pritet të hidhen për votim 3 ligjet që mazhoranca i ka etiketuar si të integrimit, palët janë duke bashkëpunuar për arritjen e një konsensusi në pikat të veçanta.
TIRANE - Kur mbeten dhe pak orë nga mbajtja e seancës plenare të ditës së hënë, ku pritet të hidhen për votim 3 ligjet që mazhoranca i ka etiketuar si të integrimit, palët janë duke bashkëpunuar për arritjen e një konsensusi në pikat të veçanta. Thirrja e kryeministrit Berisha për të mbledhur dhe për të miratuar të hënën 3 ligjet si duke shtuar edhe amnistinë fiskale mori përgjigjen pozitive të kryesocialistit Edi Rama.
Burime bëjnë të ditur se nga dy partitë e mëdha kanë filluar negociatat nga përfaqësues të këtyre partive, ku janë duke shqyrtuar pikat në të cilat nuk kanë patur konsensus lidhur me ligjin për nëpunësit civil, Gjykatën e Lartë dhe rregulloren e Parlamentit. Por ende nuk dihet asgjë nëse palët do të bien dakort për plotësimin e vendeve vakante në
KQZ apo do të kërkojnë rikonfigurimin e institucionit administrues të zgjedhjeve.
Lidhur me këtë pikë PS ka propozuar që ka ende kohë që ky institucion të zgjidhet edhe një herë me të vetmin ndryshim që kryetari i tij të votohet nga Parlamenti me shumicë të cilësuar votash. Apeli për futjen e KQZ, aktualisht me 4 anëtarë,në rendin e mbledhjes së hënës erdhi nga kryediplomati amerikan, Aleksandër Arvizu.
Ndërkohë që për propozimin e kryeministrit Berisha për votimin e amnistisë fiskale, kjo gjë është e pamundur pasi Ministria e Financave ende nuk ka përgatitur një draf ligjor në formën e projektligjit për ta kaluar në Kuvend. Gjithësesi rregullorja e Parlamentit ka të përcaktuar qartë se kur thërriten seanca të jashtëzakonshme, pasi kjo konsiderohet e tillë duke marrë parasysh se në bazë të kalendarit të Konferencës së Kryetarëve, Parlamenti i mbylli punimet për këtë sesion që në datën 23 maj.
BERISHA
“U them se të hënën do mblidhet parlamenti për të votuar 3 ligjet. Ne shkojmë ballëhapur, se ne bëmë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat. Ne çdo ditë kërkuam votimin e ligjeve, ndërsa ti vjen si mjeran në Parlament”.
RAMA
“Qysh ditën e parë kur kryetari i LSI-së ka dalë me një paketë kompromisi për të miratuar të tre ligjet dhe vendosur që ato të hynë në fuqi me Parlamentin e ri, ne jemi shprehur dakord”.
META
“Dua të falënderoj kryetarin e PS,z.Edi Rama për gatishmërinë e qartë dhe pa ekuivoke që ai demonstroi dje duke treguar vullnetin e plotë të forcës politike që përfaqëson për të miratuar tre ligjet, sipas kompromisit që ato të hyjnë në fuqi në shtator me Parlamentin e ri. Besoj se tani është koha e Kryeministrit aktual, z.Berisha për të treguar të njëjtën gatishmëri dhe qartësi pa ekuivoke, që ne në ditët që vijnë t’i votojmë këto tre ligje,t’i japim këtë mesazh të përgjegjshëm gjithë qytetarëve shqiptarë”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44