PD publikon audion/ Drejtoresha për koronavirusin: S'ka doreza dhe as alkol, merrni raki! Mjekët: Qendra Shëndetësore s'ka as ujë

TIRANË - Partia Demokratike ka publikuar audion e një bisede që thotë se është mes drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 8 në Tiranë, dhe personelit mjekësor ku diskutohet për masat e marra për parandalimin e koronavirusit. Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar këtë moment në Facebook, ku dëgjohet e gjithë biseda zhvilluar brenda qendrës, dhe që problem kryesor ngre mungesën e dorezave mbrojtëse dhe të dezinfektantëve në qendrën shëndetësore. 

"Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare. Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën", shkruan Bardhi.

Në bisedë personeli ngre shqetësim edhe nëse do të kenë kontakt me një person të mundshëm të infektuar me koronavirus, por drejtoresha e qendrës shëndetësore, Blerta Berberi, u thotë të vënë përparëse. Në mungesë të dezinfaktitit, që mjeket e qendrës dëgjohet t'i thonë se mungojnë edhe në farmaci, drejtoresha thotë që të marrin raki nga shtëpia. 

Ndërkohë vihet re edhe mungesa e ujit në këtë qendër, pasi sipas mjekeve që dëgjohen furnizimi i ujit është me orar dhe pasditja nuk ka ujë, duke i detyruar t'i lajnë duart me bidonë. 

Siç lideri demokrat Lulzim Basha ka bërë të ditur më herët, Partia Demokratike ka dërguar grupet e saj të inspektimit nëpër spitale e qendra shëndetësore, për të parë vetë nga afër se çfarë masash parandaluese janë marrë nga qeveria për parandalimin e prekjes nga koronavirusi. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 06/03/2020 19:22

    Sapo u ktheva nga farmacia komunale ne padova ,via faciolati.kerkova massa kirurgjikale. Ne hyrje pashe nje lajmerim, se maska dhedizinfaktant per duart nuk ka.por asgjekundi nuk degjohen fyerje e dengla te tilla si ne keto komente. Keq eshte se fshiheni si mij pas pseudonimeve. Dilni me emer dhe mbiemer. Nuk ua mban sepse keni frike nga pergjegjesia penale. Burracake

    Përgjigju
  • Genti: 06/03/2020 16:40

    Po çfare komentoni kot, mos u merrni me nderin dhe familjet e tjereve Kjo eshte nje situate kur duhet te jene te gjithe bashke, semundja nuk luftohet as me video dhe as me propogande.

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/03/2020 14:32

    lereni me PD do i shfrytëzon edhe të vdekurit për interesa personale. Nuk quditem fare që salja dhe likja do paguajn para për ta futur në Shqipëri ndonjë të ”sëmuar nga jasht... kta janë 100% të sëmuar vet nga të gjitha mizorit e tyre...BURG BURG

    Përgjigju
  • Mjere Neve: 06/03/2020 13:41

    Te shkarkohet ministrja e shendetesise thote dikush, po e di ti qe Rama ndan parate e vjedhra me kete ministre cope mishi me dy sy.. E di ti qe kjo eshte dashnore e Olsit, te vellait te Rames. Mjere Shqiperi qe je dhjere deri ne gryke.

    Përgjigju
    • @Mjerë Neve: 06/03/2020 14:26

      Mamaja apo motra ta ka thënë për ministren?! 100% që i ke eksperte të fushës..

    • Shqip: 06/03/2020 14:00

      Jo nuk e dija, derisa nuk e the ti me kompetence. Duket... I paske mbajtur kandilin! Ah mjere PD-ja, dhe mjeranet qe I rrijne pas.

  • Mira: 06/03/2020 13:25

    Shko ne ndonje hotel te qetesohesh drejtoreshaaaa

    Përgjigju
  • Vlora: 06/03/2020 13:25

    Hahahaha, po ai qe vodhi lopen s’ka faj fare...?

    Përgjigju
  • Ilir: 06/03/2020 13:24

    Nje infermiere niset per pune, ne takim me drejtoreshen dhe shqetesimi I saj eshte si ta incizoje a filmoje ate. Je infermiere apo gazetare? Apo me keq... Sherbetore e partise?

    Përgjigju
  • Robshi: 06/03/2020 13:03

    Realiteti vs propaganda... normal qe fajin e ka PD qe e ka publikuar... po me normale se kjo eshte fakti qe jemi funderrinat e cdo renditje mbi nivelin e jeteses... mbaj doren zot se cjane te afte te bejne keta e kane treguar plot 50 vite (1945-1990)... a harrova ambasada e USA te na nxjerre nje video se si do testohen funksionaret e BKH te makina e te vertetes...

    Përgjigju
  • Bledi: 06/03/2020 12:04

    Po çfare faji ka kjo e shkreta, keshtu I thot Ministria e Shendetesise, thjesht mban vendin e punes. Znj. Ministre e Shendetesise duhet te shkarkohet Urgjentisht...

    Përgjigju
  • Tirana: 06/03/2020 12:00

    Te arrestohet ...!

    Përgjigju
    • Tirana. Per ty: 06/03/2020 12:38

      Uroj qe ben shaka

  • Dr_Deutschland: 06/03/2020 11:54

    Dhe cfar dmth kjo? A e di PD që dhe këtu ku ne punojmë na është vënë kusht që, mos të shpërdorohen maskat, dizinfektantët etj, madje dizinfektantët janë hequr nga raftet ku më para ishin plot dhe tani jepen vetëm kur ne I kërkojmë sepse na ka mbaruar .. Dhe po flasim për një vend si Gjermania jo për Burundin

    Përgjigju
    • Al ta: 06/03/2020 18:50

      ne vendet me te zhvilluara ne bote po' vdesin perdite dhe Kane bere me recete mjeku dhe maskat e nuk gjindet me dizifektus ...kurse ne Shqiperi shqupi po' kerkon te fashoje koken pa' patur akoma nji plage ne koke. Jam dakort me nji komentues kur thot qe kur je mjek bej detyren e mjekut dhe Jo spiun partije

    • Vari lesht: 06/03/2020 16:31

      Juve andej jua japin dezifektanten kur jua kerkoni.. Pse kur i do ti.!? Kto ktu sk asnji gje or derra

    • Ehuuu: 06/03/2020 12:16

      Po keta kujtojne se duhet te kemi shendetesi 100%. Ne po jetojme ne shtete te evropes qe po shpenzojne milliarda euro ne vit, dhe prap nuk ka dizinfektant. Se ne fakt kur qe pd ne pushtet ishim te paret ne bote per mjekesi. Po keta parazit e cuan mjeksin ne kete pike e na bejne si te virgjer tani

  • Vloraaaa me PD: 06/03/2020 11:49

    Aaaaaaaa po mire tju behet juveeeee se keshtu eshte kur mbani ne pune puçista qe ju rregjistrojne dhe ja cojne shqupitttttt..... mbani demokratet ne pune dhe lini tuajet rrugeve se me keq do ju gjej.... Turpppppp turpppppp

    Përgjigju
    • Vloraaaa Pd: 06/03/2020 14:17

      Qesharak je zotrote sepse nga 2005-2013 memkeq ka qen situata

    • Per Vloraaa: 06/03/2020 12:32

      Dmth problemi eshte tek ai qe ka regjistru, e jo tek mungesa e masave mbrojtese!!! Qesharak

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë