Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj deputetit socialist Sadri Abazi për ndërtim të paligjshëm, sipas saj, tek Zogu i Zi. Në përgjigje të deklaratës së IKMT-së, që deklaronte se shtesa e Abazit është me leje dhe dokumentacion të rregullt, PD thotë se i gjithë pallati si objekt është pa leje.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha se vetë kryeministri Edi Rama ka nxjerrë vendim për prishjen e pallateve të deputetit Abazi në kohën kur ishte Kryebashkiak i Tiranës.
Deklarata e Plotë
Sadriu i Ramës po vazhdon të përfundojë edhe katin shtesë në Pallatin e tij në zemër të Tiranës, dhe Edi Rama jo vetëm që e lejon, ndalon ligjin të funksionojë, por del dhe e mbron publikisht përmes dallëndyshes së INUK-ut, drejtoreshës kukull të Ergys Hoxhës, i cili drejton operacionin kriminal dhe korruptiv të blerjes së votës në Dibër. Ja ku kemi këtu vendimet për prishje objekti të pallateve të Sadriut të Ramës, sepse janë ndërtuar pa leje. Edi Rama vetë kur ishte kryetar bashkie ka nxjerë vendim për prishjen e pallateve.
Bashkia Tiranë, vendim për prishje objekti, 17.02.2010.Më pas Rama u miqësua me Sadriun, ose Sadriu diti se si ta rregullonte punën me të. Dhe sot Rama ka ndryshuar mendje, del dhe thotë se Sadriu është në rregull, dhe i paska legalizuar pallatet. Si mund të legalizohet një objekt për të cilin ka vendim prishje?
Të gjithë këto; janë përpjekje kriminale për të mbuluar këtë shkelje skandaloze të ligjit, këto dy standarde në vend, ku mijëra vetë janë në burg për një rregullim catie, ndërsa Sadriun e Ramës nuk e gjen gjë për ndërtimin e një kati të tërë pa leje në mes të Tiranës. Kjo padrejtësi do të marrë fund. Dibra e para do të clirohet me 11 shtator nga ky sundim bande. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.
(Vendimi në vitin 2010)Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
9.6%
-
As i mirë as i keq
46.2%
Vota total: 52
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj
26 Dhjetor, 08:10
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor, 08:05
-
Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:53
-
Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Dhjetor, 07:50
-
Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor
26 Dhjetor, 07:43
-
Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:36
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja
25 Dhjetor, 22:46
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30