Partia Demokratike ka shpërndarë një video, ku aktivistëve të saj u vjen një telefonate nga stafi i Belind Këlliçit.

Ata në fillim prezantohen si nga PD, e më pas kërkojnë votat për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçin.

Kjo ka irrituar aktivistet e PD-së, që i thonë aktivistes së Foltores se do ta çojnë në prokurori.

Ndërkohë sot mbështetës të Sali Berishës kanë dëmtuar edhe reklamat e Roland Bejkos, kandidatit të PD për bashkinë Tiranë.

Ata kanë fshirë numrin edhe emrin e tij ndërsa me spray të zi kanë shkruar emrin e Këlliçit.