Mbështetësit e Sali Berishës kanë guxuar që të dëmtojnë reklamat e Roland Bejkos, kandidatit të PD për bashkinë Tiranë. Ata kanë fshirë numrin edhe emrin e tij ndërsa me spray të zi kanë shkruar emrin e Këlliçit.

Pasi nuk gjetën gjuhën që të futen në zgjedhjet e 14 majit me kandidatë unikë, Berisha dhe Alibeaj nuk kanë kursyer sulmet drejt njëri-tjetrit. Por militantët e Belind Këlliçit kanë arritur deri aty sa 3 ditë para zgjedhjeve, shkojnë e  shkatërrojnë posterat e Bejkos. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
Mbështetësit e Berishës dëmtuan reklamat e PD-së, Bejko: Provë që Sali Berisha s’ka garë me PS por me ne

1683817017_bejkoalibeaj.jpg

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka reaguar për dëmtimin e reklamave të PD-së nga simpantizantë të Berishës.

“Kjo është prova se Sali Berisha në këto zgjedhje nuk ka garë me socialistët por me partinë Demokratike. Berisha dhe Metaj kanë frikë nga forca e demokratëve të thjeshtë që do të votojnë masivish kundër tyre dhe Edi Ramës në 14 maj.

E dënoj me forcë këtë akt vandal, por gjithashtu i bëj thirrje autoriteve që të marrin masat dhe të venë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.”- shkroi Bejko.