PD: Qeveria bashkëpunim me
estradën për të mbyllur "Doshin"

PD: Qeveria bashkëpunim me<br />estradën për të mbyllur
TIRANË - Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se po ushtron presion ndaj prokurorisë për të fshehur të vërtetën e ngjarjes së denoncuar nga deputeti Tom Doshi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, referuar një video të publikuar nga aktori i Portokallisë Besart Kallaku doli sot me një deklaratë për mediat, ku u shpreh se “Dërgimi i estradës tek porta e drejtësisë, është një bashkëpunim i ri i Edi Ramës dhe Ilir Metës, për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën. Edi Rama dhe Ilir Meta koordinuan dje një sulm të ri ndaj Prokurorisë, në përpjekje për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën. Ky presion ndaj drejtësisë për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, u vu në jetë fillimisht nga Edi Rama, i cili publikoi në Facebook një video të aktorit të Portokallisë që përqesh e bën pazar me jetën e deputetëve. Më tej u mor në dorë nga Ilir Meta, i cili e dërgoi aktorin e Portokallisë në dyert e prokurorisë, me anë të regjisorit të skemave të sigurimit të shtetit, Spartak Braho”.

“Largimi i Ilir Metës është imperativ për të pasur një hetim të paanshëm e të painfluencuar nga pushteti. Edi Rama duhet të heqë dorë menjëherë nga presionet ndaj Prokurorisë për fshehjen e të vërtetës tronditëse”, tha Ristani. 

Rama: Po me videon e aktorit çfarë ka partia xhanëm 
Kryeministri Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale për deklaratën e PD, lidhur me videon e publikuar nga Bes Kallaku.

"Po me videon e aktorit të talentuar të Portokallise çfarë ka xhanëm partia që e linden shpresat dhe po e fundos budallalleku!"- shkruan Rama.
 
Fjala e plotë e Arben Ristanit
Edi Rama dhe Ilir Meta kordinuan dje, një sulm të ri ndaj Prokurorisë, në përpjekje për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, për akuzën e porositjes së vrasjes së dy deputetëve, duke keqpërdorur një aktor portokallie për çështjen më serioze dhe më të mrephtë të politikës dhe shtetit, në 25 vitet e fundit.

Ky presion ndaj drejtësisë për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, u vu në jetë fillimisht nga Edi Rama, i cili publikoi në facebook një video të aktorit të portokallisë që përqesh e bën pazar me jetën e deputetëve.

Më tej u mor në dorë nga Ilir Meta, i cili e dërgoi aktorin e portokallisë në dyert e prokurorisë, me anë të regjisorit të skemave të sigurimit të shtetit, Spartak Braho.

Ky akt i Edi Ramës, nuk është gjë tjetër vetëm presion ndaj Prokurorisë, përpjekje për të feshur të vërtetën.

Edi Rama po i kërkon prokurorisë ta trajtojë çështjen si barsaletë, dhe ti japë asaj një fund komik, edhe pse bëhet fjalë për një nga akuzat më të rënda të Kodit Penal, siç është bashkëpunimi në tentativë për vrasje.

Dërgimi i estradës tek porta e drejtësisë, është një bashkëpunim i ri i Edi Ramës dhe Ilir Metës, për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën.

Largimi i Ilir Metës është imperativ për të pasur një hetim të paanshëm e të painfluencuar nga pushteti.

Edi Rama duhet të heqë dorë menjëherë nga presionet ndaj Prokurorisë, për fshehjen e të vërtetës tronditëse.

Populli foli qartë dje në demonstrimin madhështor.

Populli është në këmbë, dhe do të jetë edhe më shumë edhe më i bashkuar në protestën e ardhshme, derisa Ilir Meta të largohet.

Edi Rama do të ketë të njëjtin fat, nëse vazhdon të bashkëpunojë për të ndikuar hetimin e plotë dhe të pavarur, në favor të skenarit mafioz.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja