Në një status të tij në ‘facebook’, Kasmi shkruan: “I mbyturi të mbyt. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste thotë se ka ngritur grup pune për vlerësimin e dëmeve dhe përmbytjeve në Nikël dhe se sipas tij rezulton e vetmja Njësi pa përmbytje në Fushë-Krujë. Por Kasmi thekson: “Deri tani nuk ka mbërritur asnjë ndihmë për të përmbyturit e vërtetë në Bubq dhe katër lagje të Fushë-Krujës”.
Banorët në Bubq, thotë Kasmi, kanë nevoja të menjëhershme për ushqime dhe për të larguar ujin nga shtëpitë.
“Situata është mjaft e vështirë, sepse me mbytjen e bagëtive nuk kanë asnjë mjet për të siguruar jetesën”, vëren i dërguari i PD në Krujë. Kasmi shton se: “Në këtë situatë vjen përgjigja e qeverisë përmes të dërguarit të Ramës, Balla, që ashtu si shefi i tij krihet në facebook dhe thotë se ka ngritur grup pune atje ku nuk ka pasur fare përmbytje”!
d.c./shqiptarja.com







