PD: Qeveria po vepron shumë ngadalë, të pranojë propozimet tona për biznesin se janë të ndershme

TIRANE-PD deklaron se mbështet kërkesën e biznesit për ndërhyrje emergjente financiare për të shpëtuar mbylljen e vendeve të punës. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho shprehet se kërkesat e biznesit, "njësoj si propozimet e PD, janë të ndershme. Qeveria ka parà, nëse mbështet realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve". Por cfarë duhet të bëjë qeveria? Spaho theksoi në deklaratën për mediat se "qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re! Çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve".

"Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që masat shtrënguese për qytetarët nuk i ka shoqëruar me masa të plota lehtësuese për ta. Megjithëse jemi në javën e pestë të shpërthimit të epidemisë, paketa e qeverisë, megjithëse anemike dhe gjysmake, akoma nuk është zbatuar. Biznesi i vogël që punëson me qindra mijëra qytetarë është më i prekuri, pasi pjesa më e madhe është përjashtuar nga paketa e ndihmës.

Prej të paktën dy javësh i kemi kërkuar qeverisë që të miratojë një paketë tjetër, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Qeveria vepron shumë ngadalë, qeveria jep shumë pak. Edhe përfaqësuesit e biznesit njëzëri kanë kërkuar të veprohet, pasi vonesa e qeverisë në shpalljen dhe zbatimin e një pakete të dytë shtesë po i shtyn ata drejt falimentit dhe mijëra të punësuar drejt papunësisë! Partia Demokratike mbështet plotësisht përfaqësuesit e dhomave të tregtisë, industrisë dhe shoqatat e sipërmarrjes private në Shqipëri në kërkesën unanime për ndërhyrje emergjente financiare, në mënyrë që të dhjetëra mijëra vende pune të mos mbyllen.

Kërkesat e biznesit, njësoj si propozimet e bëra prej nesh, janë të ndershme. Ato duhet të dëgjohen nga qeveria. Çdo biznes i prekur nga masat antiCOVID duhet të përfitojë përjashtim apo shtyrje të pagesave për detyrimet fiskale qendrore apo lokale. Qeveria duhet të subvencionojë qiratë, të paktën në masën 50%. Këtë e bën Kosova prej gati një muaji. Këtë ka mundësi financiare ta bëjë edhe Shqipëria, nëse qeveria ndihmon realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve. Qeveria duhet të subvencionojë pagat e punonjesve per bizneset që kane renie te ndjeshme te prodhimit dhe shitjeve te tyre.

Kjo masë ndihmon mbajtjen hapur të vendeve të punës. Qeveria duhet të rishikojë skemën e garancisë sovrane për të lehtësuar realisht biznesin me kërkesa të thjeshtuara dhe norma interesi që përballohen nga buxheti. Qeveria ka para për të realizuar këto kërkesa që mbajnë hapur qindra mijëra vende pune. Mjafton që Edi Rama të sakrifikojë aferat e 10 klientëve të tij me 120 milionë euro koncesione dhe të sakrifikojë shpenzimet e luksit për zyra e fasada.

Qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re! Çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve!. Paketa e re duhet të jetë reale, që nuk ka në fokus propagandën, por që ndihmon vërtet biznesin dhe shpëton mijëra vende pune sot në rrezik" përfundoi ai. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të miratojë paketën e dytë ekonomike pas 15 Prillit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SPAHO GËRDALLA: 09/04/2020 18:30

    Ore kjo pd ska djem të rinj me shkoll me inteligjenc të për parur të moderuar të kulturuar ? ? ? Po ka sa të duash po gërdalla si spaho venin se lëshojn se kryekrimineli malok i ka qen bastard për të lef pa pushim o gërdalla spaho fundrrin.

    Përgjigju
    • Or tej: 10/04/2020 09:59

      Ka me shumice si Salianj pederesati Flamur Magjar Edi Paloqe Strazimir Koburja Gazi Marmidshqyer dhe ajka Klevos Balli Spiuni etj etj etj

  • Hinglateri: 09/04/2020 16:19

    Ja dhe Bufi i Pulave.Sa shume bufa ka ne SHQUP?

    Përgjigju
    • Pse: 09/04/2020 19:37

      Ku e keni ndershmerin ju nuk ishit ne qeveri 30vjet fhe na tregoka nderi ik race e keqe

    • Lalka Radanecit: 09/04/2020 18:17

      Ja dhe qenefi Spaho i rrethit tone

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë