TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë PS-LSU se po bën emërime të njerëzve të afërt të zyrtarëve në poste të ndryshme drejtuese apo në adminsitratë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënesja e kësaj force politike, Silvi Bardhi, thotë se “rrjeti nepotik i qeveritarëve po shtrihet çdo ditë e më shumë”.
“Po ju japim sot disa fakte për fatin e lumtur të kunatave dhe familjareve të ministrave të Edi Ramës. Në doganën e Tiranës, është emëruar së fundmi Eranda Cuci, kunata e Ilir Beqës, Ministër i Shëndetësisë. Në doganën e Tiranës është emëruar Safo Dauti, kunata e Ilirian Celibashit, Ministër i Marrrdhënieve me Parlamentin. Në doganën e Tiranës është emëruar së fundmi Adriana Hila, motra e Dritan Hilës, zëvendësministër i Mbrojtjes. Pra drejtoria e doganave të Tiranës është bërë drejtoria e kunatave të Tiranës.
Nuk presim që Rama e të tijtë të skuqen nga turpi, meqë kanë deklaruar publikisht se nuk ka nepotizëm në administratë, por po informojmë opinionin publik, për mënyrën e menaxhimit, për emërimet dhe për meritokracinë e kësaj qeveria. Njoftohen kunatat e tjera të qeverisë, të mos rrinë duarkryq, por të lëvizin se vendet po zihen”, tha zëdhënësja e PD në deklarëtën për mediat.
Redaksia Online
(e.s/shqitparja.com)
/Shqiptarja.com