PD: Rama bën drejtor të tatimeve
të Sarandës të dënuarin për vjedhje

PD: Rama bën drejtor të tatimeve<br />të Sarandës të dënuarin për vjedhje
TIRANE - Partia Demokratike ka denoncuar emërimin e Alket Qendros në postin e Drejtorit të Tatimeve të Sarandës, sipas PD i dënuar për vjedhjen e spitalit anglez. Koordinatorja e PD për mediat, Silvi Bardhi dënoi emërimin e Qendros në këtë post duke shtuar se ai është është dënuar nga Gjykata në vitin 2000.

Bardhi akuzoi qeverinë se emëron në zyra të rëndësishme të shtetit sipas saj të dënuar nga gjykata për vepra penale.

“Çdo i dënuar nga drejtësia për trafik droge, për vjedhje, për shpërdorim detyre, është i preferuari i Kryeministrit për të drejtuar zyrat e rëndësishme të shtetit. Edi Rama ka emëruar Drejtor të Tatimeve të Sarandës, Alket Qendron, i akuzuar për vjedhjen e spitalit anglez, dhe i dënuar nga Gjykata në vitin 2000. I akuzuari për vjedhje dhe i dënuar nga Gjykata, është shpërblyer tashmë me drejtimin e zyrës më të rëndësishme të rrethit të Sarandës. Kumbari politik i të dënuarit, dhe Kryeministri që e ka emëruar, këtë model kanë për tatimet, për shtetin. Kjo është meritokracia e Edi Ramës, ky është kodi i tij etik.” tha Bardhi

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç