PD: Rama e Meta kanë kapur peng
Frrokun për akuzat e Tom Doshit     

PD: Rama e Meta kanë kapur peng<br />Frrokun për akuzat e Tom Doshit 

 

 
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e Kuvendit Ilir Meta se përmes shantazhit po mbajnë peng deputetin Mark Frroku, në lidhje me akuzat e bëra nga ish-deputeti i PS Tom Doshi.

Në një dalje për mediat Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha se faktet e publikuara se deputeti Frroku ka marrë në mbrojtje në automjetin e tij një trafikant të shumëkërkuar tregon se dyshja Rama-Meta po ushtrojnë presion ndaj Frrokut për rastin “Doshi”.
 
Sipas Ristanit, mos marrja e masave lidhur me këtë ngjarje është në funksion të presionit dhe shantazhit ndaj Frrokut për të manipuluar hetimet për akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të selisë blu e gjithë kolona kryesore e shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit janë përfshirë në këtë skemë të manipulimit të hetimit dhe mbulimit të ngjarjes, kapjes së dëshmitarëve, e presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorisë, për të penguar drejtësinë dhe për të fshehur të vërtetën.

Më poshtë deklarata e plotë e Arben Ristanit:
Po bëhen 24 orë që janë publikuar dokumentat që tregojnë se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë marrë peng dëshmitarin kryesor në hetimin e akuzës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga Kryetari i Parlamentit. Prej 24 orësh, Edi Rama dhe Ilir Meta heshtin, edhe pse u bë botërisht e njohur, se ata e kanë zënë deputetin Mark Frroku në flagrancë, duke marrë në mbrojtje një person të kërkuar për trafikun e drogës. Trafikanti u la i lirë, dhe deputeti Frroku gjithashtu nuk pati asnjë pasojë, sepse e gjitha kjo është në funksion të manipulimit të hetimit, dhe fshehjes së të vërtetës, në lidhje me akuzën më të rëndë të 25 viteve të fundit, që Kryetari i Parlamentit ka porositur vrasjen e dy deputetëve. Kjo është një skemë mafioze e kriminale, kapja e dëshmitarit kyç të procesit, dhe përdorimi i tij më pas, sipas interesave të tyre, për të dalë të larë nga kjo histori. Deputeti Frroku është gjithashtu nën presion me gjyqin që ka ndërkohë vëllai i tij i cili akuzohet për vrasjen e komisarit Lamaj. Për ta pasur krejt të sigurtë dhe në duart e tyre dëshminë kryesore, Rama dhe Meta, e kanë futur nën sqetull dhe e mbajnë me shantazh deputetin, me anë të raportit të policisë ku faktohet përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në trafik droge dhe marrja në mbrojtje e kokës së organizatës që i shpëtoi aksionit ndërkombëtar të Vilunit. E gjithë kolona kryesore e shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit janë përfshirë në këtë skemë kriminale të manipulimit të hetimit dhe mbulimit të ngjarjes, kapjes së dëshmitarëve, e presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorisë, për të penguar drejtësinë, për të fshehur të vërtetën. Këto fakte tronditëse, të përfshijres së gjithë shtetit për të influencuar hetimin, e bëjnë edhe më urgjente nevojën për asistencë ndërkobëtare në këtë proces, jetik për vendin. Ilir Meta dhe Edi Rama po sfidojnë çdo ditë durimin e popullit, duke treguar se ata janë të implikuar kokë e këmbë në skenarin e vrasjes dhe janë gati të bëjnë cdo gjë që ndaj tyre të mos ketë hetim, ndaj tyre të mos veprojë ligji. Ilir Meta duhet menjëherë të japë dorëheqjen e të largohet nga presioni që po i bën prokurorisë. Edi Rama duhet menjëherë të rrijë larg procesit, ndryshe është njësoj i akuzuar si partneri i tij Meta. Këto janë orë kritike për vendin. Sundimi i krimit nuk mund të vazhdojë, Shqipëria nuk mund të vazhdojë të lëngojë
Koha e drejtësisë po vjen. Qytetarët janë në këmbë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi