TIRANE - Deputeti i PD-së Gent Strazimiri deklaron se punësimi, shkollimi i fëmijëve dhe ndihma për strehim e familjeve të policëve tëvrarë u është dhënë prej vitesh. Sipas Strazimirit dhe Rama e ministri Tahiri gënjejnë ditën për diell kur thonë se të mirat për familjet e tyre nisin që sot, ndërsa propozon përmirësimin e kuadrit ligjor.
“Sot, në ditën e “Të rënëve të Policisë së Shtetit”, Rama dhe ministri i tij gënjyen paturpësisht duke “u premtuar” familjarëve të martirëve se do të bëjnë për ta ca gjëra të mira që në fakt janë bërë prej vitesh:si punësim për familjarët, shkollim për fëmijët, kredi të buta për strehim etj., e që Rama dhe qeveria e tij ka detyrimin t’i respektojë.
Tallazet dhe furtunat e jetës nuk parashikohen dot me ligj, dhe kësisoj përmirësimi i kuadrit ligjor dhe ndihmës ndaj tyre nuk do të njohë kurrë kufij, e vetmja gjë që zoti Rama duhet t’u kishte premtuar sot, do të duhej të ishte respektimi i ligjeve në fuqi të paktën për ta, dhe trajtimin e barabartë të martirëve, domethënë jo ndarjen e tyre si deri në vitin 2005 në “të vrarë në kohën e Berishës dhe të vrarë në kohën tonë”.- tha Strazimiri.
Gjithashtu deputeti i PD-së në deklaratën nga selia PD akuzoi Tahirin se mbrëmë ka shkarkuar 70 zyrtar duke i kërkuar nën presion të firmosin largimin e tyre.
“Mbrëmë në orët e vona, në errësirë dhe me një gjakftohtësi kriminale, Ministri i Brendshëm ka vazhduar operacionin e koduar “fund administratës publike”, duke shkelur ligjin, duke nëpërkëmbur dinjitetin njerëzor të nëpunësve, mu në zyrat e shtetit. Mbrëmë vonë, 70 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë thirrur, për të marrë fermanin e zi të shkarkimit nga puna, pa paraqitur asnjë motiv. Janë thirrur dhe shkarkuar natën, pa asnjë shpjegim.
Me një operacion okult, ne stilin e opingës së “Partizanit Meke”, janë dënuar kolektivisht një pjesë e mirë e drejtorëve dhe specialistëve të Ministrisë së Brendshme.
Janë urdhëruar të paraqiten e të qëndrojnë në zyrat e tyre, e më pas thirrur një nga një, e nën presion u është kërkuar të firmosin pranimin për largim nga puna.”- tha Strazimiri.
PD dënon “aktin brutal të shkeljes së ligjit dhe dinjitetit human të nëpunësve të shtetit dhe qytetarëve të vendit, dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të trajtimit të nëpunësve të administratës si “kolaboracioniste” dhe shkarkimin e tyre me lista të zeza të përpiluara në zyrat e Partisë Socialiste.
“Administrata Publike, as nuk është plaçke lufte, e as stalla e kooperativës ku xhahilët vendosnin për “therje te detyruar” të gjësë së gjallë për t’i shtruar gostinë të deleguarit të Partisë.”- tha Strazimiri.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com