PD: Rama i dha mikut të tij Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë ajrore shqiptare Air Albania

TIRANE-Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh. Jorida Tabaku shprehet se kompania fantazmë është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.

Me vendimin numër 309 datë 16 maj 2018 firmosur nga kryeministri Edi Rama është krijuar “Air Albania” e cila ka si aksionerë Albcontrol SHa, Turkish Airlines dhe MDN Investment me pronar Sinan Idrizin. Kompania MDN Investment u krijua sipas të dhënave në QKR më 3 Maj 2018 me seli në Vlorë me administrator dhe ortak të vetëm Idrizin. Sinan Idrizi është biznesmen nga Vlora. Ai ka biznese përveç Shqipërisë edhe në Turqi, ndërsa bashkëpunon me kompaninë Atlas Global. Ndërkohë që vetë qeveria turke do të financojë sipas premtimeve aeroportin e Vlorës. Idrizi është President i ekipit të futbollit të Flamurtarit.

Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.

Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi rama I ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.

Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokrastike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi.

Siç duket në këtë foto, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.

Janë disa pyetje për të cilat Edi Rama duhet të japë disa përgjigje:

•             Të kujt janë paratë e Air Albania?

•             Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?

•             Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?

•             A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane.

Deklaratë e deputetes Jorida Tabaku

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora Vlora: 14/06/2018 17:52

    Beja forra..pa le te hane mu****.sorrat

    Përgjigju
  • Berti: 14/06/2018 16:11

    Kjo ka kaluar ne menopauze shume shpejt. Kur i thone " seksi " kesaj turi deles qe mezi polli 40 vjece imagjinoni se cfare mund ti thoni Ard Daullxhiut. Nuk kane ndryshim fare, vetem se daullxhiu eshte pak me ezmer hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja