PD: Rama i shtyu premtimet e
tij elektorale për pas 2017-ës

PD: Rama i shtyu premtimet e<br />tij elektorale për pas 2017-ës
TIRANË - Partia Demokratike e ka akuzuar sot Partinë Socialiste për mashtrim “të pashembullt” pasi i ka shtyrë për pas 2017-ës, premtimet e esaj elektorale. Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Laura Vorpsi tha sot “se akoma pa hartuar programin e qeverisjes, Edi Rama njoftoi shqiptarët se  premtimet e tyre më kryesore  anti-globaliste nuk do mund t’i gëzonin gjatë këtij mandati.
 
Disa prej tyre, më kryesoret, si premtimi i shërbimit shëndetësor falas  për çdo shqiptar (pa kontribute të sigurimeve shëndetësore) dhe ulja e taksave për 95 % të shqiptarëve, heqja e tatimit mbi të ardhurat personale për të gjithë qytetaret me të ardhura nën 1,5 milion lekë, do shtyheshin për vitin 2017.

Ndërkohë, nuk flitet më asnjë fjalë për legalizimet falas, për heqjen e TVSH-së për energjinë, për ushqimet, për rritjen e rrogave të policëve në nivelin e rrogave të deputetëve as dhe për zotin Rama kryeministër, që nuk do paguajë më taksa sa infermieri.

Partia Demokratike shpreh bindjen më të thellë se shqiptarët që besuan premtimet e Edi Ramës, dhe jo vetëm ata por të gjithë shqiptarët, nuk do pajtohen kurrë me një mashtrim të tillë,”- theksoi Vorpsi.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë