TIRANE - Një ditë pas propozimit të Ramës në Facebook, që 24 prilli të quhet “Dita e shkuljes së veshit” PD ka reaguar sot me një gjuhë fyese ndaj kreut socialist “Dje në Vlorë në vend të faljes publike, që i kërkoi familja Ceka të bënte zoti Rama ai ofroi të kundërtën. Z. Rama nga Vlora në një akt cinik, që mund ta bëjnë vetëm njerëz të verbuar nga urrejtja njerëzore apo të sëmurë psikikë, që mjekohen në spitale psiqiatrike shpalli në Tëitter datën 24 prill si ditën e shkuljes së veshit, dhe në të njëjtën kohë duke pritur me një cinizëm mavi, se sa do ishin njerëzit që do pëlqenin propozimin e tij dhe të miqve të tij, që u munduan ta mbulojne paturpësisht sulmin fizik që kreu i opozitës shqiptare bëri publikisht në zemër të Europës”.
PD ka vazhduar edhe sot me akuzat kundrejt Ramës sa i përket të ashtuquajturit incidentin diplomatik në Vjenë me Egin Cekën.
“Me këtë akt Edi Rama, jo thjesht goditi për herë të dyte diplomatin dhe familjen e tij, por tentoi t’i shkulte veshët çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, që priste nga Rama një sqarim apo një falje publike, - tha Bogdani.
Ndërsa shtoi se “Rama ka ankthin më të madh nga të gjithë: ai ka ankthin se veshët do t’i shkulen përfundimisht më 23 qershor, por dhe komisioni parlamentar do të zbardhë para shqiptarëve karakterin brutal të dhunshëm të aktit të tij në Vjenë”.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com