PD: Rama la në errësirë natën e
vitit të ri 147 komuna e 15 bashki‏

PD: Rama la në errësirë natën e<br />vitit të ri 147 komuna e 15 bashki‏
Drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Zana Guxholli, përmes një deklarate për mediat denoncoi mungesën masive të energjisë në pjesën më të madhe të vendit dhe bllokimin e mjaft komunave.

Deklarata e plotë e Zana Guxholli për mungesën e energjisë
Rreth 76 % e familjeve shqiptare do paguajnë energjinë 24 % më shtrenjtë nga data 1 janar.
Po jo vetëm kaq. Shqiptarët, jo vetëm do ta paguajnë më shtrenjtë por hajde ta gjejnë këtë energji edhe me çmime të rritura.
 
Ja si po e mban Rama premtimin: tha në fushatë energjinë do ta ul dhe e uli me matematikën e tij donkishotjane nga 7,7 e bëri plot 9,5 lekë. (Pa TVSH. Në faturën që do të paguajnë shqiptarët e kanë 11,4 l/kwh)  Kush e ha këtë iluzion matematik që 9,5 është më e vogël se 7,7 ? Që t’i trullosë fare shqiptarët e mos kenë kohë të mendohen kthen dhe ndërprerjen e energjisë, metodë mesjetare e zhdukur që në 2006. Vetë OSHEE-ja e Ramës e pranon në deklaratat e saj që e bën këtë ndërpreje energjie për të balancuar sistemin.
 
Shqipëria dhe shqiptarët kaluan festat e fundvitit të errësirë dhe ndërprerje disa ditore dhe shumëorëshe. Bashki, komuna e fshatra të tëra në të ftohtit e dhjetorit nuk patën energji për t’u ndriçuar e jo më për te pergatitur, gatuar e festuar kete vit te ri. 147 komuna dhe 15 bashki kanë patur ndërprerje në datën 31 dhjetor dhe 1 janar.
 
Ndërprerje të vazhdueshme ne ditet e nderrimit te vitit ka patur ne te gjitha rrethet e vendit për ditë të tëra.
 
Në rrethet Gramsh, Vlorë, Mallakastër, Fier, Shkodër, Tepelënë,  Mat, Korçë, Berat, Lezhë, Devoll, Dibër, Has-Krumë, Kukës, Tropojë, Përmet, Kurbin, Durrës, Librazhd, Lushnjë, qytete, fshatra e komuna pa energji për ditë të tëra, 2 deri 7 ditë veç ka patur ndërprerje të vazhdueshme.
 
Rrethi Lezhë: Bashkia Lezhë në lagje të tëra në datë 30, 31 e 1 janar, për orë të tëra në Lagjen Gurra, Shtraus,Lalm i ri,Frutore,Stacioni i Trenit, SMT, Kodër Marlekaj. Komuna Shënkoll me datë 31 dhe 01 të gjitha fshatrat Rrilë, Shënkoll, Barbulloje, Tale 1, Tale 2 kanë patur shkëputje energjie  deri 3  orë.
 
Në Rrethin e Lushnjës: Lagja Karbunare qytet dy javë dritat me ndërprerje, po ashtu Komuna Hyzgjokaj çdo ditë në datat 28,29,30,31 deri në orën 19.00 pa energji. Komuna të tjera të kesaj zone me ndërprerje kanë qënë me ndërpreje energjie nga ora 23.00  e dt.31  deri ne orën 08.00 të mëngjesit. komuna Fiershegan dt.29, 30, 31 nga ora 16.00-19.00  etj, etj.
 
Rrethi Berat: Ne komunat Otllak dhe Lapardha 15 fshatra ishin më shume se 18 orë pa drita.. Komunat Kutalli dhe Cukalat 10 fshatra kanë patur kufizim për mbi 12 orë gjatë datës 31. Komunat,Terpan dhe Vertop ne 6 fshatra kanë patur kufizime për rreth 6 orë në datën 31.
 
Durrësi: Komuna Rrashbull ka patur ndërprerje të tejzgjatura të energjisë elektrike në fshatrat Romanat, Manskuri, Bozanxhie, Arapaj, Shkallnur, Rrashbull. Në këto fshatra ka patur dhe ka ndërprerje të energjisë nga 2-8 ore ne ditë.
 
Kështu me rradhë nuk mbaron vargu i fshatrave, komunave, qyteteve nën regjimin e ndërprerjeve ogurzeza, dhuratë tjetër e vitit të ri që kryeministri Rama po u bën qytetarëve te tij.
 
Ndërsa borxhi rritet në mase të madhe dhe për energjine, (150 milionë euro u moren nga Banka Botërore) kjo e fundit bëhet si një mall i rrallë luksi, që jo vetëm nuk përballohet nga xhepat e shqiptarëve por dhe nuk mund ta ketë kushdo e kurdo.
 
Bllokuar e ngrirë në të ftohtë dhe pa energji ndodhen:
 
Ne rrethin e Devollit ne erresire totale per 20 orë. Në Bilisht  vetëm në 50% të tij pas 20 oresh u mundësua ndriçimi i pjesshëm.
 
Në Pogradec akset e tensionit të mesëm nuk kanë qenë në punë e fshatrat e Gorës (Osnat, Nice,etj.) ju ka munguar energjia; probleme në rrjetat e tensionit te ulet ka ne fshatra te ndryshem si Zall Torrë, Llengë, Stropckë etj.
 
Ne Librazhd me shumë se 21 fshatra kaluan erresiren e fundvitit me nderpreje ose pa fare energji
 
Rrethi Mirditë në datën 31 dhjetor dhe me 1 Janar per arsye të motit te keq dhe defekteve, ne shume zona nuk ka patur fare ose me shkeputje energji elektrike.  Komuna Kthelle rreth kater dite pa drita.
 
Dhe këtu, nuk mbaron lista e komunave e fshatrave lënë në errësirë.
 
Keqmenaxhimi i sistemit, ka larguar nga puna elektricistet dhe specialistet e zonave duke e zevendesuar ata me miltante partie të qytetit. Askush nuk ju del dot per zot difekteve neper fshatra e komuna.
 
Ironia e fatit te percaktuar nga qeveria, ben qe edhe ku prodhohet energjia te sundoje erresira
 
Në komunën Temal, ne Koman, megjithëse vendi kryesor për prodhimin e energjisë elektrike, furnizimi ka qene me shkëputje.
 
Po ashtu dhe zona në Komunen Fierze, te Tropojes, fshati Dege eshte pa energji qe nga dt.27.12.14.
 
Ndërprerja e energjisë ka dhe bishta te tjera prapa. Shumë familje kanë raportuar djegie dhe prishje te pajisjeve elektroshtepijake qe nuk e kane te lehte t’i zëvendësojnë në këtë varfëri që ka pllakosur. Dëme janë shkaktuar dhe në pompa ujësjellësish si në fshatrat Gjadër, Grash e Dajç.
 
Biznesi, përtej taksave te larta, te rritura edhe me ne 2015-en, gjithashtu ka pesuar humbje e dëme të mëdha nga mungesa dhe ndërprerja e energjisë në këto jave të vitit që iku dhe këtij në vazhdim.
Ne këtë situatë të rende terri e varfërie, tenderat për energji elektrike, janë një biznes i majme klientelist i kësaj qeverie.
Energjia e kontraktuar nga OSHEE, ka qenë deri në 30 për qind më e shtrenjtë se niveli I bursës. Ndarja e 12 milionë eurove për importin e energjisë për mbulimin e humbjeve solli surpriza në tenderat e OSHEE, me kompani te re, licensuar në shtator 2014 qe merr 13 % të tregut. ( Antix shpk vendim 82, dt 16.09.2014)
 
Shqipëria në terr dhe borxh për energjinë, kryeministri Rama fal 600 milionë euro të njohura CEZ-it por nuk fal kamatavonesat e qytetarëve, burgos kryefamiljarët për shuma qesharake, i poshtëron dhe çon në dëshpërim deri në vetëvrasje. Arreston në mënyrë masive 11 kryefamiljare, që nuk kanë të paguajnë energjinë e për vit te ri, nuk kanë si gezojnë familjen.
 
Qeveria që rrit taksat, ul rrogat, ul investimet, nuk ofron mundësi punësimi por burgimi, duhet të garantojë, furnizimin me energji për të gjithë, e të mbrojë konsumatorin nga varfëria.
 
Aq më tepër nuk mund të dhurojë në fund viti, rritje çmimi energjie, mungesë të saj, burgun e errësirën totale në ndërrimin e viteve.
 
Shqiptarët dinë të bëjnë hesapin dhe do ta ndalin vrapin e çmundur të erresirës së kësaj qeverie, me protestë ku të dëgjohet zëri i tyre. Ata do t’i thonë Ramës; ndal.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)