PD: Rama mbrojti Emiljano
Shullazin kur ai kërcënoi Bashën

PD: Rama mbrojti Emiljano<br />Shullazin kur ai kërcënoi Bashën
TIRANE - Pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili i drejtoi publikisht Lulzim Bashës pyetjen se çfarë lidhje kishte me Emiljano Shullazin, ka reaguar Partia Demokratike.

Sipas PD kryeministri Rama duhet të kishte dënuar kërcënimin që Emiljano Shullazi i bëri Lulzim Bashës por ai zgjodhi ta bekojë këtë e të mos distancohet. “Mosdistancimi dhe mosdënimi i kësaj ngjarje nga Edi Rama është baraz me dalje zot kërcënimit, është baraz me mbrojtjen e kërcënuesit”- akuzon PD.

Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediet PD akuzon qeverinë dhe kreun e saj Edi Rama se ka dy mënyra se si mund të trajtohet krimi në vend. Sipas PD njëra mënyrë është që të luftohet krimi duke mbajtur anën e ligjit ndërsa tjetra është të bësh pakt me krimin. “Qeveria ka zgjedhur të luftojë e sulmojë opozitën që është e vetmja që po denoncon çdo ditë pasigurinë dhe rendin,” -  thuhet në njoftimin e PD.

Më poshtë njoftimi i plotë i PD

Ka dy mënyra se si mund të trajtohet krimi në vend. Njëra mënyrë është të luftohet pa ndërprere, pa kompromis dhe pa mbajtur anë tjetër përveç ligjit. Tjetra është t'i lëshosh terren e të besh pakt me të. Qeveria dhe Edi Rama nuk kanë zgjedhur ta luftojnë krimin dhe kjo dëshmohet nga ngjarjet tronditëse që po ndodhin çdo ditë. Ata kanë zgjedhur të luftojnë  dhe sulmojnë opozitën, e cila po denoncon çdo ditë pasigurinë dhe rënien e rendit, pra po i jep zë asaj që përjetojnë çdo ditë qytetarët. 

Si kryeministër i vendit, Edi Rama do të duhej ta dënonte kërcenimin që Shullazi i bëri kryetarit të opozitës. Por ai zgjodhi ta bekojë këtë ngjarje të rëndë duke heshtur e duke mos u distancuar. Duhet të kujtojmë këtu se kërcënimi i Shullazit erdhi ditën kur ky person përfitoi të gjithë shërbimet qeveritare, nga pastrimi i provave e zonës së krimit, deri tek shoqërimi në banesë. Mosdistancimi është po aq i rëndë sa edhe kërcënimi. Mosdistancimi dhe mosdënimi i kësaj ngjarje nga Edi Rama është baraz me dalje zot kërcënimit, është baraz me mbrojtjen e kërcënuesit.

Sot me papagallin e radhës përpiqet edhe ti rregullojë biografinë kërcenuesit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën

Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën