PD:Rama ndërron 'bletët',por Tatimet
e Doganat janë 'koshere' korrupsioni
Një ditë pas ndryshimeve të bëra nga Kryeministri i vendit Edi rama në Tatime e Dogana, ka reaguar partia Demokratike e cila ka thënë se Rama po ndërron “Bletët’ por Doganat e Tatimet vijojnë që të mbeten koshere korrupsioni për qeveritarët.
Një ditë pas ndryshimeve të bëra nga Kryeministri i vendit Edi rama në Tatime e Dogana, ka reaguar partia Demokratike e cila ka thënë se Rama po ndërron “Bletët’ por Doganat e Tatimet vijojnë që të mbeten koshere korrupsioni për qeveritarët.
Partia Demokratike, përmes një deklarate të bërë nga selia blu nga Dorjan Teliti ka thënë se qeveria e kryeministri Edi Rama në tre vjet pushet e ka zhytur vendin në korrupsion dhe klientelizëm.
Këshilltari i PD për Ekonominë, Dorjan Teliti zëvendësimin e emrave në tatime dhe dogana e ka konsideruar një formalitet që nuk ndryshon gjendjen në të cilën janë të zhytur këto institucione, duke theksuar se në Dogana e Tatime ëhstë krijuar gropa më e madhe që ka sot ekonomia shqiptare.
Deklarata e plotë e PD-sëEdi Rama vendosi të ndërrojë bletët e tij punëtore në Tatime e Dogana, po këto institucione në këto tre vite mbeten dhe do vijojnë të jenë koshere të evazionit, korrupsionit dhe militantizmit partiak, të punësimit me listë sipas influencës së deputetëve dhe ministrave.
Pavarësisht nëse quhen Briseida, Elisa, apo Vasilika, tatimet e doganat janë në dispozicion të klaneve të pushtetit dhe zgjedhjeve që po vijnë.
Vetëm për Gushtin rreth 35 milion dollarë i munguan arkës së shtetit, duke qënë gropa më e madhe e bërë në një muaj të vetem në vitet e fundit.
35 milionë dollarë të vjedhura, që nuk shkojnë për rrugë, shkolla, ndihmë ekonomike, por përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të tyre.
Taksat në dogana dhe tatime po kthehen në një pazar ku negociohen ryshfetet për të dërguarit e Ramës, dhe nuk shihen si detyrim ligjor.
Megjithë shkallën e lartë të evazionit, Rama nuk ndërron model, dhe në vend se bletët e tij të mbajnë përgjegjësi, i gradon më tej ato duke i bërë zëvendësministre.
Ndërkohë, vjedhjen në dogana e tatime e mban sërish nën kontroll, në duar të sigurta duke ua besuar këshilltareve të tij.
Ndryshimet e Ramës janë thjesht një makijazh, po vjedhja dhe hajdutëria në tatime e dogana nuk ndryshon.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
59.1%
-
Të gabuar
37.4%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 7071
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohet për fshehje të pasurisë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese! Dënimi i Fatos Lulos të konvertohet në shërbim prove
1 Tetor, 13:00
-
VIDEO/ Prag Liga e Kombeve, Jasir Asani shënon golin e gjashtë në Azi
1 Tetor, 12:48
-
Shkodra nuk përcakton se kush do të qeverisë pas 2025-ës, por ka vlerë simbolike
1 Tetor, 12:46
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor, 12:39
-
Opozita ktheu kaosin në Kuvend, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi të shqetësuar për forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar
1 Tetor, 12:28
-
Momenti i frikshëm, aeroplani rus gati sa nuk përplaset me F-16 amerikane (VIDEO)
1 Tetor, 12:27
-
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti
1 Tetor, 12:16
-
Nis nga Elbasani fushata për tetorin rozë, ‘Ia vlen të jetosh’, Koçiu: Mamografi falas në çdo zonë
1 Tetor, 12:14
-
PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Policia çon në SPAK 23 deputetë demokratë
1 Tetor, 12:09
-
Burani me spinaq dhe beshamel nga zonja Albana
1 Tetor, 12:02
-
Zi në NBA, ndërron jetë një nga ikonat e basketbollit! Fitoi katër herë 'Mbrojtësi më i mirë'
1 Tetor, 12:01
-
'Kësaj i thonë p...p... s'e lirohesh!' PD e bojkotoi, PS ec para, vijon me komisionin hetimor për sterilizimin! Zbardhen replikat e deputetëve në Whast app! Vokshi: Janë NUL
1 Tetor, 12:00