Qeveria post të ri gruas së Denar Bibës, PD: Lufta kundër korrupsionit është vetëm propagandë (VIDEO)

Partia Demokratike ka hedhur sulme ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama për sa i përket paketës‘Anti-KÇK’. Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu deklaroi se Rama emëroi në një detyrë shtetërore gruan e nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba, Elona Kana, e cila u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para vettingut. Në emër të PD-së, Balliu tha se Kana u tërhoq nga detyra e këshilltares së Gjykatës së Lartë pasi nuk justifikonte dot pasurinë dhe u emërua në Entin Rregullator të Ujit.

Kujtojmë se 10 ditë pasi Elona Kana ndërpreu me dorëheqje procesin e vetingut, qeveria në mbledhjen e dy ditëve më parë vendosi që ta emëronte në detyrën e anëtares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për periudhën e mbetur të mandatit. Elona Kana është gruaja e n/kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e socialistëve, Denar Biba.

Elona Kana u përball fillimisht me vetingun në tetor të vitit të kaluar si këshilltare në Gjykatën e Lartë. Në seancën e parë ajo kërkoi dorëheqjen e relatores Xhensila Pine, por më pas Kana paraqiti dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Deklaratë e Klevis Balliu:

E gjithë propaganda e Edi Ramës për gjoja pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit rrëzohet nga një vendim i vetë qeverisë së Edi Ramës për të mbajtur në administratën e tij ata që nuk e kalojnë vetingun. Një nga rastet më flagrante të standardit të dyfishtë të Edi Ramës është vendimi për t’i gjetur një punë në shtet bashkëshortes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun. Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifkonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit. Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltarës në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye. Lufta kundër korrupsionit në dorën e Edi Ramës është vetëm propagandë. Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Edi Rama flet për luftë kundër bandës KÇK në drejtësi, por ata që nuk kalojnë vetingu,  i emëron në detyra të tjera shtetërore. Edi Rama flet për ndjekje penale ndaj atyre që nuk justifikojnë pasurinë para vetingut, por kur këta I kanë shërbyer pushtetit të tij të paligjshëm, ai hedh në kosh edhe një nga kushtet kyç të Bundestagut për hapjen e vërtetë të negociatave me Shqipërinë. Sa për kujtesë, Rezoluta e Bundestagut shprehet qartë: “Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave do të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria: Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore

Fillimi i procedimeve penale kundër atyre që nuk kalojnë vetingun”- thuhet në rezolutën e Bundestagut. Emërimi I bashkëshortes së Denar Bibës në një detyrë shtetërore, pasi dështoi me vetingun do të thotë se shërbëtorët e Edi Ramës në drejtësinë e kalbur nga korrupsioni dhe të kriminalizuar nga paratë e krimit, janë të paprekshëm! Ata jo vetëm nuk i kap ligji propagandistik antiKÇK, jo vetëm nuk i heton Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, por promovohen në  detyrë të re nga qeveria, kur nuk kalojnë dot vetingun! Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka drejtësi të pastruar nga të korruptuarit, nuk ka drejtësi të pavarur, të pakapur nga qeveria, nuk ka drejtësi të barabrtë për të gjithë dhe, mbi të gjitha, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin do të vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 16/02/2020 19:47

    Hajde opozite hajde .Akoma me urangutangun e Fahriut ? Ky vetem nje detyre ka zbatuar ne opozite ,roje tek Astiri .

    Përgjigju
  • Raul: 16/02/2020 16:34

    Ky klevis krrici i Faros filloi te lehe perseri. Je mbaruar o komandant i shpellareve te unazes. Unaza do behet dhe ti me larasken pa bisht Lindita protoduari jeni bere per meshire...

    Përgjigju
  • Fahrri Bajga: 16/02/2020 13:57

    Si ore nuk mesoi nga unë ky qe kam ngrene bukë tere jeten time në fshehtesi ? Kete ore sikur nuk e kam pjellë une.. ci duhet qe nxjer gjoksin perpara e nuk fshihet si unë?

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 16/02/2020 13:34

    Ky eshtr kandidat potencial per Kryeminister Klevisi im sperma ime

    Përgjigju
  • Juristi: 16/02/2020 13:27

    Hera e pare qe ky kerriçi i Ballinjve ka te drejte.

    Përgjigju
    • Tarasi: 17/02/2020 09:04

      Fiks fare... Por militantët janë kaq të mbaruar si njerëz sa edhe në këtë rast e shajnë

  • Dori: 16/02/2020 12:45

    Nese nuk ka kaluar vettingun, pra me doreheqje, eshte vertete deshperuese! Perhere te pare ky ftyre b. paska te drejte nese eshte e vertete

    Përgjigju
  • KRIÇI FARI PALLËS: 16/02/2020 11:42

    Kriçi i spiunit me fytyr b*th lope i fari pallës ka dal me dhon men ky kriç spiuni smer vesh për asgjo vetëm pëllet kur lyli e ndërzen.

    Përgjigju
  • lyfi: 16/02/2020 11:40

    KY GICI O KLYSHI I DERRIT.... VEJ MEN ASAJ IDJOTES QE DEL DAC NE RRUGE O TRAP SE FIKUN PO JA HAJNE TE TJERET, TI MAE ME DORE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet