PD: Rama presion gjyqtares që të mos dënojë kreun e Kadastrës në Durrës se është kushëri i Braçes

PD: Rama presion gjyqtares që të mos dënojë kreun e Kadastrës në Durrës se është kushëri i Braçes

DURRËS- Partia Demokratike e ka cilësuar praninë e zv. kryeministrit Erion Braçe në seancën e gjyqit të drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, si presion ndaj gjyqtares, Besjana Garxenaj dhe prokurorëve të çështjes. Në një reagim për mediat, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se ky është një tregues se përse në Shqipëri nuk ndëshkohen të pushtetshmit, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama që ka 'kapur' drejtësinë në vend. 

E gjithë kjo duke filluar nga akuzat për prokurorin si person që mbron banditët dhe prania e Braçes në sallë, për Alibeajn, bëhet se Liridon Pula është kushëri dhe i emëruar nga zv.kryeministrit, duke theksuar se ky i fundit ka vënë në funksion të gjithë qeverive që ta mbrojë atë. 

Ish-deputeti ka folur me superlativa për gjyqtaren Besjana Garxenaj, e cila e në burg Pulën, sipas së cilit nuk pranoi që t'i nënshtrohej urdhrit të Ramës dhe Braçes.

"Presioni i Qeverisë nga Kryeministri tek Zëvendëskryeministri ndaj prokurorisë dhe gjykatës që kanë urdhëruar arrestimin e Drejtorit të Kadastrës në Durrës, është kriminal. Kërcënimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve me vetting për çështje konkrete është prova e gjallë sesi Edi Rama po përdor vettingun për të kërcënuar e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, që të mos hetojnë krimet e tij dhe të Qeverisë së tij. Veprimet e prokurorit të çështjes u gjetën ligjërisht korrekte nga gjykata. Magjistratja Besjana Garxenaj, e emëruar në 10 Shkurt 2017, tregoi integritet profesional, duke mos iu nënshtruar presionit kriminal, të padëgjuar më parë, në sallën e gjyqit nga Zëvendëskryeministri Erjon Braҁe.

Drejtuesi i korruptuar i Kadastrës në Durrës, që është arrestuar me vendim gjykate, është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Braҁes, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij dhe për të mbrojtur një zyrtar të akuzuar për korrupsion. Edi Rama ka dy standarde për drejtësinë. Jo më larg se mbrëmë ai refuzoi të komentojë për Saimir Tahirin, me pretekstin se çështja nuk quhet e mbyllur nga drejtësia. Ndërsa për të korruptuarin e tij në Kadastrën e Durrësit, ai e sulmoi drejtësinë, kërcënoi hapur prokurorin e çështjes dhe shantazhoi gjykatën. Partia Demokratike bën thirrje për nisjen menjëherë të hetimeve ndaj Edi Ramës dhe Erion Braçes për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek prokurorët dhe gjyqtarët në vend, si dhe shantazhimin që ai bën me procesin e vettingut për çështje individuale dhe konkrete. Presione të tilla tregojnë para shqiptarëve se përse të pushtetshmit janë të paprekshëm dhe pse nuk ndëshkohet korrupsioni i bandës që drejton vendin", shkruan PD.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Liridon Pula, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit këtë të premte. Ai u arrestua më 1 tetor, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, si i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave. Në seancë ishte i pranishëm edhe zëvendëskryesiministri Erion Braçe, i cili e quajti këtë vendim një akt të paprecedent.''

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/10/2019 09:52

    Jo vetem qe nuk jane ne rregull nga trute por duan qe te cmendin edhe te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj