Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj Ina Zhupa ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama se vazhdon mbështetjen e tij ndaj deputetit Sadri Abazi duke i dhënë atij edhe tendera të tjerë, ku më i fundit ishte ai për ndërtimin e një godinë arsimore në Maqellarë të Dibrës.
Zhupa ka thënë se oferta që kompania e Abazit ka paraqitur është 98 milion lekë më shumë sesa kompanitë e tjera, por fituesi u shpall pavarësisht këtij fakti.
Ja deklarata e zëdhënëses Ina Zhupa Nuk ndalen tenderat që Edi Rama ndan mënjanë për oligarkun e tij Sadri si këste për blerjen e votës në Dibër dhe pasurimin e tyre të metejshëm.
Çdo tender është i vlefshëm për të marr copën e radhës nga paratë e shqiptarëve për interesat klienteliste e të mbajtjes së pushtetit me cdo kusht.
Sadriu i Ramës ka kapur së fundmi tenderin për ndërtimin e shkollës në Maqellarë, me vlerën totale prej 790 milione lekësh.
Edhe kësaj rradhe si përherë me tenderat e Ramës për Sadriun fiton oferta më e lartë, e kompanisë së tij Alko Impex, me diferencë me ofertën më të ulet me 98 milion lek.
98 milion lek më shumë që i jepen njerit prej të dërguarve me punë votash në Dibër, Sadriut, në kurriz të qytetarëve. Me këto para që ju përkasin qytetarëve mund të ishin paguar 1430 pagesa papunësie për dibranët, mund të kishin një punë me page minimale 445 pjestarë te familjeve dibrane. Me këto para mund ti merrnin pensionin e tyre për një jetë me pak më shumë dinjitet 652 pensionist në qytet dhe 1186 pensionistë në fshat.
Por jo, asgjë nga këto nuk ndodh sepse Rama zgjedh ti shpërdoroj paratë e qytetarëve duke ja dhënë oligarkut të tij me mision të veçantë.
Ndërsa qytetarët do zgjedhin shumë shpejt që të përdorin votën e tyre për të larguar nga pushteti në Dibër e më pas në gjithë Shqipërinë të gjithë Ramët dhe Sadritë e tyre.
Shqipëria do jetë më mire pa Edi Ramën.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
24.7%
-
Të gabuar
66%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1622
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fjalimi i Ramës në OKB, ministrja e jashtme e Kosovës: Nuk tha asnjë fjalë për rrezikun që paraqet Serbia për Kosovën
30 Shtator, 13:04
-
Tirana mikpret 900 sportistë nga 48 vende, Veliaj: Presim t’i duartrokasim në Lojërat Olimpike ‘Los Angeles 2028’
30 Shtator, 13:02
-
U ekstradua nga Dubai, Julian Meçe dëshmon në GJKKO për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut
30 Shtator, 13:02
-
Paketa e Sigurisë/ Ministri Hoxha: Mbikqyrim shkollat me kamera sigurie, me 'SmartCity' monitorimi do jetë me inteligjencë artificiale
30 Shtator, 12:51
-
Po drejtonte në gjendje të dehur një skuter! Gjobitet me 11,500 dollarë këngëtari i grupit muzikor ‘BTS’
30 Shtator, 12:41
-
Me 60 mijë lekë pagë mujore, punonjësja e Shërbimeve Qeveritare pronare e 6 apartamenteve e 6 makinave! Brenda 1 muaji iu hodhën 180 mijë euro në llogari bankare (EMRI)
30 Shtator, 12:37
-
Putin: Rusia do të përmbushë të gjitha objektivat e vendosura në Ukrainë
30 Shtator, 12:32
-
Legjendë e volejbollit dhe ‘Nder i Kombit’, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare Vangjel Koja
30 Shtator, 12:29
-
Mesazhe në telefon dhe aplikacionin 'Signal', deputeti Gazment Bardhi letër Dumanit dhe ambasadave: Po tentojnë të më intimidojnë
30 Shtator, 12:17
-
Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative
30 Shtator, 12:08
-
VIDEO/ Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, çështje e re hetimore
30 Shtator, 12:01
-
Shkodër/ Iu gjet armë, municion luftarak dhe kanabis në banesë, në pranga 75-vjeçari
30 Shtator, 11:52