"Transparenca është platformë politike e qeverisë shqiptare. Është motiv dhe objektiv i luftës kundër korrupsionit. Perceptimi dhe dëshmi të shumta publike që flasin për vende pune dhe karrierë për gjyqtarë të cilët janë shitur me çmime prej dyqind mijë eurosh në kohën kur drejtësinë e qeveriste padroni i TIA dhe padroni i tij në krye të KLD. Ky indeks korrupsoni në gjyqësor nuk njollos dot luftën e qeverisë shqiptare kundër korrupsionit”, tha Bogdani.
Në raportin e publikuar sot të Transparency International Shqipëria renditet e 113 nga 174 vende që janë marrë në konsideratë në total duke qëndruar në pozita të barabarta me vendet si Etiopia, Guatemala, Nigeri dhe Timori Lindor.
(eç/shqiptarja.com)