PD: Referendumi që do Rama
mbi kufirin detar, jo kushtetues
Partia Demokratike doli përsëri sot në një konferencë për shtyp tema kryesore e të cilës vazhdon të jetë heqja e imunitetit. Si edhe më parë, zëdhënësja Silvi Bardhi përsëriti akuzat ndaj kryesocialistit Edi Rama duke deklaruar se “kryetari i Partisë Socialiste dhe miliarderët e Partisë Socialiste, e kanë jetike mburojën e imunitetit me të cilën bllokojnë hetimin e origjinës së pasurive të tyre”.
TIRANE - Partia Demokratike doli përsëri sot në një konferencë për shtyp tema kryesore e të cilës vazhdon të jetë heqja e imunitetit. Si edhe më parë, zëdhënësja Silvi Bardhi përsëriti akuzat ndaj kryesocialistit Edi Rama duke deklaruar se “kryetari i Partisë Socialiste dhe miliarderët e Partisë Socialiste, e kanë jetike mburojën e imunitetit me të cilën bllokojnë hetimin e origjinës së pasurive të tyre”.
Sipas PD, nga deklarimi i pasurive të deputetëve, “rezulton se vetëm njëri nga anëtarët e kupolës së miliarderëve të Partisë Socialiste, deputeti Abazi, ka deklaruar një pasuri me mbi 50 milionë dollarë. Nga kjo pasuri prej mbi 50 milionë dollarë vetëm ndërtime me leje të kryetarit Rama por dhe pa leje fare, janë rreth 7 mijë metër katrorë, kurse të tjerat, të ardhura nga kompania USLUGA që përdor imunitetin e Presidentit të saj, zotit Sadri Abazi, për fitime përrallore”.
Zëdhënësja Bardhi deklaroi se deputeti në fjalë “ka edhe 11 veprimtari të tjera në ndërtim e sipër. Ato që janë deklaruar janë vetëm maja e ajsbergut të pasurisë së tij. Këto të dhëna faktojnë se për të mbrojtur pasuritë prej mbi 50 milionë dollarësh të zotit Abazi, kryetari i Partisë Socialiste dhe miliarderët e Partisë Socialiste, e kanë jetike mburojën e imunitetit me të cilën bllokojnë hetimin e origjinës së pasurive të tyre”.
Sipas demokratëve, mes rivalëve të tyre socialistë mbizotëron një kaos i plotë që shfaqet në qëndrime kontradiktore. PD deklaroi se referendumi mbi çështjen e kufirit detar nuk lejohet nga Kushtetuta. “Rama kërcënon qytetarët dhe mazhorancën se ai në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit, e cila nuk lejon kurrë referendume për çështje territoriale, do të kërkojë referendum për kufirin detar të vendit”.
Sipas PD, “me këtë deklaratë, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe klubi i miliarderëve në kryesinë e Partisë Socialiste, provojnë se për të kundërshtuar heqjen e imunitetit janë gati të dhunojnë Kushtetutën e vendit dhe të shkelmojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.7%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli e pranoi, kryeministri libanez fton komunitetin ndërkombëtar: Veproni për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit
26 Nëntor, 20:34
-
VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia
26 Nëntor, 20:17
-
Mbyllet protesta e PD, hapet qarkullimi i automjeteve
26 Nëntor, 20:02
-
'Hajde, hajde se flasim!', Nallbati shan me 'libër shtëpie' efektivin tek sheshi Uilson (VIDEO)
26 Nëntor, 19:59
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet dhe pagesat
26 Nëntor, 19:54
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
Bardhi flet për ecurinë e protestës: Nuk e dimë çfarë do bëjmë pas protestës së sotme! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi
26 Nëntor, 19:35
-
Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollahu e shkel atë, ne do t'i godasim
26 Nëntor, 19:29
-
Spahiu: Nuk përmbyset regjimi politik i Tiranës me 20 autobusë protestuesish që vinë nga fshatrat
26 Nëntor, 19:28
-
Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë
26 Nëntor, 19:26
-
Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd
26 Nëntor, 19:26
-
Armëpushimi në Liban/ Netanyahu: Hezbollah s'është më i njëjti, i vendosur për fitore
26 Nëntor, 19:24