PD refuzon reformën zgjedhore në Kuvend! Kërkon 'shteg' si parti joparlamentare

Partia Demokratike refuzoi të bëhet pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i bëri ftesë për pjesëmarrje në rolin e vëzhguesit me të drejta të plota si të bashkëkryetarëve. Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, në përgjigjen drejtuar Kuvendit, thotë se Kuvendi është ilegjitim dhe se po njësoj, edhe komisioni i reformës zgjedhore nuk ka legjitimitet për realizimin e reformës.

Kundërshtia e tij lidhet me faktin që një ndër bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri, duhej të ishte në burg për krime elektorale. Ndërsa bashkëkryetarja nga opozita, është Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar demokrat. Sipas Bardhit, opozita e re nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, pasi siç ai thekson nuk përfaqësojnë opozitën e vërtetë.  

Por më shumë se sa refuzim për tu bërë pjesë në realizimin e reformës zgjedhore, Partia Demokratike duket se kërkon që debati dhe diskutimet me propozime për reformën, të bëhet jashtë Kuvendit, tashmë që PD, LSI dhe aleatët kanë djegur mandatet.

"PD rithekson nevojën për Reformë të vërtetë zgjedhore që mund dhe duhet të zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kamë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme"

Përgjigjja e Bardhit për Kuvendin

Pra nga Kuvendi, debati të kalojë jashtë tij duke përfshirë edhe partitë jo parlamentare.

Te shtunën, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i dërgoi ftesë zyrtare Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.

Ne letrën që Kuvendi ka dërguar përmes sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Genci Gjonçaj, thuhet se vëzhguesi i Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës sipas rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017, do të ketë të drejta të plota që u përkasin bashkëkryetarëve të komisionit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 07/05/2019 18:15

    Po ckeni me bardhokun o njerez ky jo e jo qe nuk vendos gje ne ate parti po as lulushin se pjerdh me njeri

    Përgjigju
  • meta: 06/05/2019 14:46

    A e sh eh realitetin ky "bardhi"faqezi.Ne parlament ekziston grupi parlamentar I PD, dalur nga vota e popullit. Ne zgjedhje do merr pj ese nje subject I PD me alternative"Bindja demokratike"Ju te rruges,dhues dhe shkatrrimit keni cfrytzuar te drjeten tuaj t'ia h edhni f ytyres, sovranit besimin qe ju ka dhene.Tash cka?!KU"!Pse?!!

    Përgjigju
  • Burgaxhiu: 06/05/2019 13:26

    Nga Kavaja eshte ku Gazi? Te pakten ti kursejme sapunin.....

    Përgjigju
  • UN FEN TI PI O gazmendi ZI: 06/05/2019 13:15

    O tralala zura një gal o gazmendi pall po kush ju pyet ju ju e hogrët tullumin e mutit o gazmend lymi tutit. Për Shqiptarët është një fitore largimi juaj nga politika o gazment HIPOLITI .

    Përgjigju
  • agim: 06/05/2019 11:25

    Keta sdine vetem te vjedhin te shpifin dhe te tradhtojne,pra te PD e LSI duhet nxjerre me ligj jashligjshem e me i prendjeke drejtuesit.Keta e qelben vendin.

    Përgjigju
  • Like: 06/05/2019 11:01

    Do hani m. Tani pd dhe lsi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë