TIRANË, 3 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike ka lëshuar alarmin për gjendjen e rëndë në komunat e Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës, ku gjendja e banoreve është rënduar nga dëmet e përmbytjes. Sipas selise blu, nuk ka ndërhyrje nga shteti dhe mungon shtabi i emërgjencës.
Partia Demokratike ka dalë në një deklarate në faqen e saj zyrtare pasditen e sotme, ku bën ekspozene e gjendjes së banorëve atje dhe ilustron situatën edhe me një set fotosh.
"Komunat e Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës janë në situatë të rënduar nga dëmet e përmbytjeve. Asnjë ndërhyrje nga shteti, shtabi i emergjencave mungon në cdo shërbim jetësor ndaj qindra familjeve që janë të bllokuara nga përmbytjet. Ndërkohë, si pasojë e rrëshqitjes masive të dheravë rrugët e këtyre komunave janë bërë të pamundura për transport automjetesh. Transporti dhe komunikimi është tejet i vështirë në pesë fshatra të Grykës së Këlcyrës si pasojë e dëmtimit të urës nga vërshimi i ujrave. E njëjta situatë edhe në komunat e Përmetit. Dhjetra fshatra janë pa energji. Në komunat Bual e Kutalit ka mungesë të ujit të pishëm pasi ujësjellësi është në shtratin e lumit Vjosë", thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike. /a.ke/









