Seanca e djeshme plenare ishte e njëjtë si ato të kaluarat, një Parti Demokratike e tensionuar që shkaktoi vetëm zhurmë, kërcënime e dhunë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka ka kërcënuar dje në sallë, gjatë kohës që transmetimi live ishte shkëputur, kreun e grupit të PS Taulant Ballën me fjalët: Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputetet e opozitës. Të bëj atë që as nuk të shkon në mendje.
Ky kërcënim vjen fill pasi Noka tenton ta qëllojë Ballën dhe me shishe uji pasi ky i fundit u konfrontua dhe deputeten e PD Elda Hoti.
Tensionet u ndezën fillimisht pasi Balla kërkoi mbajtjen e 1 minutë heshtje për 4 viktimat e masakrës së 2 prillit në Shkodër. Opozita këtë e mori si provokim, ndërsa më pas situata përshkallëzoi teksa deputetët e PD pretenduan se Taulant Balla ka ofenduar rëndë gratë e partisë.
Këto skena janë kthyer tashmë në zakon në Kuvendin e Shqipërisë, nga gjuha e joparlamentare e deri te aktet e dhunës, situata të nxitura nga Partia Demokratike.
Fundi i seancës ishte po i njëjti, mazhoranca votoi e vetme të gjitha pikat e rendit të ditës, ndërsa opozita u largua nga salla pas kaosit të shkaktuar.
Komente











