PD: Rritja e çmimeve dhe korrupsioni po rrisin emigrimin! Agalliu: Bizneset po vuajnë për punonjës të kualifikuar, të rritet investimi në arsim e kapital njerëzor

PD: Rritja e çmimeve dhe korrupsioni po rrisin emigrimin! Agalliu: Bizneset po vuajnë për punonjës të kualifikuar, të rritet investimi në arsim e kapital njerëzor

Arbi Agalliu

Për Partinë Demokratike, çmimet e larta dhe korrupsioni po shtojnë emigrimin e shqiptarëve duke kërkuar nga qeveria të investojë në arsimim dhe kapital njerëzor, në mënyrë që bizneset të mos vuajnë për staf të kualifikuar.

Për të këtë ka folur deputeti demokrat Arbi Agalliu, që sipas tij për arsyet e sipërpërmendura Shqipëria po braktiset çdo ditë e më tepër.

“Rritja e vazhdueshme e çmimeve, shtrenjtimi i jetës dhe korrupsioni i kësaj administrate, rendon sot me shume se kurrë tek ju, qytetaret e ndershëm te këtij vendi. Veç të tjerash kjo ka bërë që Shqipëria të braktiset çdo ditë e më tepër duke krijuar kështu problem shumë të madh në fuqinë punëtore, aq më tepër atë të kualifikuar. Sot bizneset e vuajnë pafund mungesën e kapitalit human, jo vetëm në sektorin e shërbimit por edhe në atë të përpunimit. Dhe kjo duket qartë, më pak kamerier e kuzhinier, me pak mjek e infermier, me pak nxënës e studentë. Mungesa e nje modeli ekonomik ku i jep Shqiperise zhvillim te qendrueshem bene qe te kemi nje ekonomi te brishte. E vetmja rrugë për të çuar vendin drejt degëve me produktivitet është investimi të kapitali njerëzor, duke rritur investimet në arsim dhe shëndetësi. Ekonomia sot lëngon dhe kërkon te merren masa urgjente”,- është shprehur Agalliu.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja