Përfaqësuesi ligjor i PS, Genci Gjonçaj tha se kërkesa për pavlefshëmri të rezultatit të zgjedhjeve shqyrtohet në prani të 5 anëtarëve në KQZ. “Kërkesa për deklarimin e pavlefshëm të rezultateve zgjedhore është një çështje që Kodi e ka përcaktuar të bëhet në praninë e 5 anëtarëve në KQZ. Ju nuk mund tw merrni vendim”, tha ai.
Ndërkohë që ky qëndrim u kundërshtua nga Kosovrasti, i cili tha se KQZ ka të drejtën ta marrë vetëm në shqyrtim dhe jo të japë vendim. Pritet tashmë që në pamundësi të marrjes vendim për pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve, kërkesa e PD t`i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)