PD: Sadri Abazi ka marrë tender të
paligjshëm prej 1,73 miliardë lekësh

PD: Sadri Abazi ka marrë tender të<br />paligjshëm prej 1,73 miliardë lekësh
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Sadri Abazit. Në një deklaratë të zëdhënëses Ina Zhupa thuhet se Edi Rama ka vendosur të japë akoma më shumë nga  paratë e shqiptarëve Sadriut qe ai t’i përdorë për të blerë vota.

Sipas Partisë Demokratike Abazi ka marrë një tjetër tender prej 1,73 miliardë lekësh për rikonstruksionin e hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës në Dibër, ndonëse dy kompani të tjera kishin bërë ofertë 200 milionë lekë më pak.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa
Duke ndjerë humbjen e thellë të 11 shtatorit, Edi Rama ka  vendosur të japë akoma më shumë nga  paratë e shqiptarëve Sadriut qe ai t’i përdorë për të blerë vota. 
Vetëm dy ditë më parë Sadriu i Ramës ka marrë një tjetër tender në kundërshtim me ligjin prej 1.73 miliard lekësh për rivitalizimin e hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës në Dibër. Oferta e kompanisë “ALKO Impex”, ishte 220 milion lekë më shumë se oferta më e ulët.

Por Edi Rama nuk do t’ia dijë për ligjin, nuk do t’ia dijë për lekët e shqiptarëve. Shqetësimi i tij i vetëm është që Sadriu të blejë sa më shumë vota në zgjedhjet në Dibër, ndaj dhe nuk ndalen tenderat korruptivë  për të.

220 milionë lek më shumë që Rama i fal Sadriut, mjaftonin për të paguar 3170 pagesa papunësie për mijëra familje në gjendje të rëndë ekonomike në Dibër,  mund të përdoreshin për të punësuar 987 dibranë me pagë minimale nga lista prej mijëra te papunësh në Dibër. Me 220 milionë lekë të korrupsionit Rama-Sadri, mund të paguheshin 1447 pensione mesatare ne qytet ose 2632 pensione mesatare në fshat.   

Por Edi Rama e ka treguar se nuk e ka prioritet qytetarin, e aq më pak dibranët që i urren dhe i përbuz. 
Ndaj dibranët ia bënë të qartë dje me braktisjen totale, se koha e Edi Ramës ka mbaruar. 

Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor