PD, Selami: Deklarata e Metës për
Çamërinë turp! Ngushëlloi Greqinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Greqi për çështjen çame.
 
Selami e ka cilësuar si turp, deklaratën e Metës gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikoz Kotzias.
 
"BE njeh çështjen çame, Kryetari i Kuvendit ngushëllon Greqinë. Turp!" shkruan Selami në Tëitter.
 
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryediplomatin grek, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se dy vendet duhet të zgjidhin çështjet e së kaluarës. 
 
"Në këtë kuadër unë besoj se për çështjen “Çame” që ju pyetët, ekzistojnë ende dy qasje të ndryshme le të themi, por unë besoj se me durim dhe mënyrë konstruktive, ne kemi mundësi të ecim për gjithë problemet e së kaluarës drejt një zgjidhjeje ku përfitojnë të dy vendet tona dhe të dy popujt tanë.
 
Unë dua të vlerësoj dhe dialogun dhe përpjekjet që bëhen edhe midis dy qeverive për t’i diskutuar në një mënyrë konstruktive problemet e trashëguara nga e kaluara, në mënyrë që diskutimi dhe zgjidhja me racionalitet dhe durim e tyre t’i shërbejë akoma më shumë përshpejtimit të axhendës së përbashkët midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila do t’i sigurojë të dy vendeve një të ardhme shumë më të mirë të përbashkët, por njëkohësisht edhe rajonale
"tha Meta.

Statusi i Selamit
Statusi i Selamit

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës