PD, Shehu: Kishim fakte për të fituar
ndaj CEZ, Rama i fali 3 mld $ borxhe

PD, Shehu: Kishim fakte për të fituar<br />ndaj CEZ, Rama i fali 3 mld $ borxhe
TIRANE- Në deklaratën e tij për mediat deputeti i PD, Shehu ka akuzuar Kryeministrin Rama për mungesë të plotë të transparencës ndaj konfliktit me CEZ. Gjithashtu, sipas tij, Edi Rama i fali kompanisë çeke 3 miliardë dollarë borxhe dhe i dha në dorë dhe 95 milionë euro kur konflikti ishte “potencialisht i fituar” nga shteti ynë.
 
“Qeveria shqiptare hoqi dorë nga arbritazhi ndërkombëtar, edhe pse raportet e konsulentëve tanë faktonin se CEZ ishte në thyerje të plote të kontratës së privatizimit dhe se Shqipëria mund të kërkonte pranë gjykatës së arbitrazhit ndërkombëtar deri në 3 miliardë dëme të shkaktuara nga kompania CEZ”, tha Shrefedin Shehu në deklaratën e tij për shtyp.
 
Në mbështetje të hipotezave të institucionit që përfaqëson, deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka përmendur marrjen si konsulente për të vlerësuar profesionalisht pretendimet e palëve, kompaninë BDO. Sipas z. Shehu BDO i ka bërë të ditur me raportin e sajë qeverisë shqiptare se pretendimet e CEZ nuk mund të kalonin shifrën e 360 milionë eurove, ndërsa vlerësoi se Shqipëria kishte të drejtë të kërkonte deri në 3 miliardë dollarë nga CEZ. Gjithmonë sipas deputetit Shehu këto janë fakte të mjaftueshme që Shqipëria të mos të tërhiqej nga arbitrazhi.
 
Gjithashtu në deklaratën e tij, Sherefedin Shehu ka cituar dhe rastet e konfliktit të kompanisë CEZ me një kompani rumune në fushën e energjetikës dhe përgatitjen nga ana e Bullgarisë për heqjen e licencës së shitjes dhe shpërndarjes së energjisë elektrike nga “CEZ as”, e cila zotëron segmente të rëndësishme në tregun bullgar. Të gjitha këto u përmendën në funksion të faktit se CEZ ka dhe precedentët e sajë ndërkombëtare, gjë që duhej ta shtynte dhe më shumë Qeverinë Shqiptare të mos tërhiqej nga arbitrazhi.
 
Më poshtë deklarata e plotë për mediat e deputetit të Partisë Demokratike Sherefedin Shehu.
 
“Në mungesë të plotë të transparencës, Edi Rama, hoqi dorë nga arbitrazhi me CEZ, ku sipas të gjithë rrethanave dhe fakteve, ky konflikt ishte potencialisht i fitueshëm nga shteti ynë, çka do të thotë se ne mund të merrnim 3 miliardë dollarë nga CEZ, dhe jo siç bëri kryeministri, që jo vetëm ia fali kompanisë këto borxhe, por i dha në dorë edhe 95 milionë euro.
 
Qeveria shqiptare hoqi dorë nga arbritazhi ndërkombëtar, edhe pse raportet e konsulentëve tanë faktonin se CEZ ishte në thyerje të plote të kontrates se privatizimit dhe se Shqipëria mund të kërkonte pranë gjykatës së arbitrazhit ndërkombëtar deri në 3 miliardë dëme të shkaktuara nga kompania CEZ.
 
Për të vlerësuar profesionalisht pretendimet e palëve, qeveria shqiptare mori si konsulente, të mirënjohurën BDO, kompania e pestë në botë, e specializuar për situata të konfliktit tregtar në sektorin energjetik. Kjo kompani, është prezentë ne 144 vende, ka 1200 zyra dhe punëson 56 mijë punonjës.
 
Raporti i përgatitur nga BDO, dhe i pranuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare në shkurt 2014, tregon faktin se pretendimet e CEZ mbi qeverinë shqiptare sipas kalkulimeve të saj nuk janë me shume se 360 milionë euro. Raporti shprehet gjithashtu se “...këto pretendime janë të pajustifikuara, shpeshherë mbivendosen dhe nuk shoqërohen me dokumentacionin përkatës...”
 
Pra, ndërsa vlerësohej se Shqipëria kishte të drejtë të kërkonte deri në 3 miliardë dollarë nga CEZ, kjo e fundit kishte pretendime vetëm për 560 mln usd, pra rreth 6 herë më pak se pretendimet e drejta të shtetit shqiptar. Edhe këto pretendime të CEZ, sipas ekspertëve, ishin të pabazuara dhe të pajustifikuara.
 
Pas këtyre fakteve, me të drejtë tashmë duhet të pyesim Kryeministrin Rama se përse Shqipëria hoqi dorë me kaq zell nga arbitrazhi ndërkombëtar? Përse, kur sipas vlerësimeve të eksperteve ndërkombëtare, pretendimet e Shqipërisë ishin më shumë se 5 here më të larta se pretendimet e vetë CEZ, dmth shanset për të marre dëmshpërblimin e kërkuar ishin shumë të larta? Përse, kur shkeljet e rënda dhe të njëanshme të kontratës ishin katërçipërisht përgjegjësi e CEZ? Perse u falën këto para të shqiptareve, të cilat do të përfundojnë tashmë në xhepat e kompanisë CEZ?
 
Shqipëria nuk është vendi i vetëm në rajon që ka probleme me CEZ-as. Një rast analog ka ndodhur në Rumani, kur kompania Rumune Electrica SA, kompania më e madhe rumune në sistemin e shpërndarjes dhe shitjes së energjise elektrike, ka paditur në arbritazhin ndërkombëtar në Paris kompaninë CEZ-as, për 130 milionë usd. Padia, ashtu si edhe ne rastin shqiptar, është bërë për shkelje të kontratës së privatizimit ({http://www.cez.cz/en/investors/inside-information/1565.html). Prestigjiozja “BloomBerg” raporton se Bullgaria gjithashtu është duke ndërmarrë hapa për heqjen e licencës së shitjes dhe shpërndarjes se energjisë elektrike nga CEZ as, e cila zotëron aty segmente të rëndësishme te tregut. Pra, Shqipëria nuk është rast i veçuar (http://www.bloomberg.com/news/2014-03-19/bulgaria-moves-to-revoke-power-selling-licenses-of-cez-evn.html) .
As edhe nuk jemi vendi i parë që përfshihet në një konflikt tregtar. Por ne dallim nga vendet e tjera, jemi sigurisht vendi i vetëm qe i kemi falur bujarisht CEZ as, te gjitha ato që na takonin! Jo vetëm kaq, por qeveria jonë, i dhuroi edhe në dorë 95 milionë euro, para që do të paguhen nga çdo shqiptar, në shumën 1.1 milionë lekë.”- tha në deklaratën e plotë të tij deputeti Shehu.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin