Pas 467 ditësh luftimesh të ashpra, Izrael dhe Hamas kanë rënë dakord për një armëpushim. Banorët e Rripit të Gazës e kanë pritur me festime dhe plot shpresë lajmin historik, i cili mund të jetë një hap drejt përfundimit të përhershëm të luftës.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për Neë York Times se armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe se faza e parë do të zgjasë gjashtë javë, gjatë së cilës do të fillojë lirimi i pengjeve.
Nga ana tjetër, zyrtarë nga Katari kanë thënë semarrëveshja do të nisë të zbatohet nga e diela e kësaj jave.
Më herët, presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump njoftoi arritjen e marrëveshjes përmes një postimi në rrjetin social,Truth Social.
"Ne kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen së shpejti, faleminderit!". Kështu shkruan Donald Trump në Truth Social lidhur me marrëveshjen për Gazën.
Përmes një postimi pasues, republikani 78-vjeçar thekson se kjo marrëveshje vjen si rezultat i fitores së tij në zgjedhjet presidenciale dhe shton se "ekipi im i Sigurisë Kombëtare, përmes përpjekjeve të Dërguarit të Posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, do të vazhdojë të punojë ngushtë me Izraelin dhe aleatët tanë për t’u siguruar që Gaza të mos bëhet KURRË më një strehë e sigurt për terroristët".
"Ky marrëveshje madhështore e armëpushimit mund të kishte ndodhur vetëm si rezultat i Fitores sonë Historike në Nëntor, pasi ajo tregoi për mbarë Botën se Administrata ime do të kërkonte Paqe dhe do të negocionte marrëveshje për të siguruar sigurinë e të gjithë amerikanëve dhe aleatëve tanë. Jam i lumtur që pengjet amerikane dhe izraelite do të kthehen në shtëpi për t’u ribashkuar me familjet dhe të dashurit e tyre.
Me këtë marrëveshje në fuqi, ekipi im i Sigurisë Kombëtare, përmes përpjekjeve të Dërguarit të Posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, do të vazhdojë të punojë ngushtë me Izraelin dhe aleatët tanë për t’u siguruar që Gaza të mos bëhet KURRË më një strehë e sigurt për terroristët. Ne do të vazhdojmë të promovojmë PAQEN PËRMES FUQISË në të gjithë rajonin, ndërsa ndërtojmë mbi vrullin e këtij armëpushimi për të zgjeruar më tej Marrëveshjet Historike të Abrahamit. Ky është vetëm fillimi i gjërave të mëdha që do të ndodhin për Amerikën dhe, me të vërtetë, për Botën!
Kemi arritur kaq shumë pa qenë as në Shtëpinë e Bardhë. Vetëm imagjinoni të gjitha gjërat e mrekullueshme që do të ndodhin kur të rikthehem në Shtëpinë e Bardhë dhe Administrata ime të konfirmohet plotësisht, në mënyrë që të sigurojnë më shumë Fitore për Shtetet e Bashkuara",- shton republikani.
Media "Al Arabya" thekson se palestinezë të shumtë kanë nisur "festimet" nga lajmi shpresëdhenës, nëpër rrugët e enklavës palestineze.
Lajmi në përditësim...
Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani
Një ekip i përbashkët i Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit do të monitorojë armëpushimin në Gaza përmes një organi me qendër në Kajro. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, duke njoftuar marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit.
Joe Biden
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë për armëpushimin mes Hamas dhe Izraelit, Joe Biden u pyet se a është meritë e Donald Trump kjo marrëveshje.
“Merita e Trump? Po bëjmë shaka?”,- u përgjigj ai, duke mbrojtur përpjekjet e administratës aktuale.
Por, shtoi se kishte punuar "në ekip" me Donald Trump për arritjen e marrëveshjes.
"E dija që kjo marrëveshje do të duhej të zbatohej nga ekipi pasues, prandaj i thashë kabinetit tim të koordinohej ngushtë me ekipin që po vinte, për t’u siguruar që të gjithë të flisnim me të njëjtën zë," shtoi Biden.
Biden theksoi se kjo marrëveshje është fryt i një fushate diplomatike amerikane “të qëndrueshme dhe të kujdesshme” në bashkëpunim me Egjiptin, Katarin dhe palët përfshira.
Joe Biden
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka shpallur me emocion arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit pas më shumë se 15 muajsh konflikti të ashpër në Gaza. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden theksoi se kjo marrëveshje është fryt i një fushate diplomatike amerikane “të qëndrueshme dhe të kujdesshme” në bashkëpunim me Egjiptin, Katarin dhe palët përfshira.
"Pas muajsh diplomacie intensive nga SHBA-të, Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim që do të hyjë në fuqi të dielën. Ky është një hap madhor drejt ndalimit të dhunës dhe çlirimit të pengjeve, duke i ribashkuar ato me familjet e tyre," deklaroi Biden.
Presidenti rikujtoi se konturat e kësaj marrëveshjeje ishin skicuar që më 31 maj 2024 dhe kishin marrë mbështetjen unanime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Marrëveshja, sipas tij, do të ndalojë luftimet në Gaza, do të lehtësojë ndjeshëm qasjen ndaj ndihmave humanitare për popullsinë civile palestineze dhe do të sigurojë kthimin e pengjeve pas më shumë se 15 muajsh robëri.
“Ky është një nga sukseset më të mëdha diplomatike të SHBA-ve,” shtoi Biden, duke e cilësuar marrëveshjen si një nga sfidat më të vështira të karrierës së tij. Ai shprehu gjithashtu besimin e plotë se marrëveshja do të qëndrojë e qëndrueshme dhe do të hapë një kapitull të ri për stabilitetin në rajon.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi pretendimet për meritën e ish-presidentit Trump, Biden reagoi me humor dhe qartësi: “Merita e Trump? Po bëjmë shaka?” – një deklaratë që pasqyroi vendosmërinë e tij për të mbrojtur përpjekjet e administratës aktuale.
Presidenti Biden, i cili do të largohet nga Shtëpia e Bardhë të hënën, theksoi se përfundimi i konfliktit dhe sigurimi i një armëpushimi të qëndrueshëm janë mes arritjeve më domethënëse të mandatit të tij. “Palestinezët tani do të kenë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre në të gjitha zonat e Gazës,” shtoi ai, duke i quajtur këto hapa si fillimin e një të ardhmeje më të ndritur për rajonin.
Foto ilustruese: Një zëdhënës i Hamas
Hamas ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Gaza, duke deklaruar se kjo është rezultat i «qëndresës» palestineze.